×
  • Lajme
  • Lajme

    Qalaj zgjeron padinë, më 20 janar seancë për bllokimin ose jo të konkursit për drejtor të Policisë

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot në mëngjes është mbajtur seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj.

    Në këtë seancë, Qalajt i është aprovuar kërkesa për zgjerim të padisë ndaj Qeverisë Kosovës, Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Qalaj pas largimit nga detyra me vendim të kryeministrit Avdullah Hoti, çështjen e dërgoi në gjykatë dhe kështu bllokoi konkursin për drejtor të ri të Policisë.

    Në shkallë të parë, atij iu dha të drejtë, por ditë më parë, Gjykata e Apelit e anuloi këtë vendim dhe e ktheu çështjen në rivendosje.

    Në seancën e sotme në Themelore, përfaqësuesja e Qeverisë është tërhequr nga kërkesa për përjashtimin e gjyqtares së rastit, ndërkohë që është vendosur që më 20 janar të mbahet seancë e re, ku do të vendoset për bllokimin ose jo të konkursit për drejtor të ri të Policisë.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo datë njihet ndryshe edhe si – Dita Botërore e Higjienës...
    Lajme05 Maj 2024
    Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do...
    Lajme05 Maj 2024
    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh...
    Të tjera
    Kronika05 Maj 2024
    31 aksidente me të lënduar, dhe 28 të tjera me dëme materiale, janë raportuar brenda 24 orëve në vend. Gjatë kësaj periudhe...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ia ka konfiskuar patentë-shoferin një personi (shtetas i Serbisë). Atij i është ndaluar vozitja për tre muaj dhe i është shqiptuar...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Shkodër. Një grua bashkë me tre fëmijet e saj të mitur, rezultojnë të...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich thuhet se është i prirur të emërojë Erik ten Hag si trajnerin e tyre të ri këtë verë. Ten Hag...
    Sport05 Maj 2024
    Bundesliga e ka bërë të ditur ekipin më të mirë të këtij sezoni. Në formacionin e vitit të ligës elitare gjermane bën...
    Vip05 Maj 2024
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Himena i është future garës për çmimin e madh në “Ferma VIP”. Ajo sot ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.