×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot seanca ndaj Haradinajt e Gucatit, Prokuroria kërkon që gjykimi të nis në pranverë

    FrontOnline
    08 Janar 2021

    Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs sot do të mbajë konferencën e radhës për krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

    Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe nënkryetari i organizatës, Nasim Haradinaj, do të dalin para Gjykatës Speciale në Hagë në ora 15:00.

    Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës konfirmoi aktakuzën e parashtruar më 30 tetor 2020 nga Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

    Gjykimi ndaj krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj mund të nis shumë më shpejtë se sa që është parashikuar. Kjo pasi që Prokuroria e Specializuar po kërkon që kjo të bëhet qysh në muajt e parë të këtij viti.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar parashtresat e veta për konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit e cila do të mbahet nesër, shkruan lajmi.net.

    Në dokumentet  të cilat i ka parë lajmi.net shihet se Prokurori i Specializuar ka nënvizuar faktin se do të sigurojë dëshmitë e plota dhe në bazë të rregullave të përcaktuara deri më 19 shkurt do të paraqesë provat.

    “Disa nga informacionet e siguruara janë të përkohshme në këtë kohë. Sidoqoftë, ZPS parashikon që të jetë në gjendje të sigurojë dëshmi të plota dhe të ekspozojë listat deri më 19 shkurt”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë së Specializuar.

    Me këtë rast, Zyra e Prokurorit të Specializuar kërkon që gjykimi ndaj Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit të nis në pranverën e këtij viti.

    “Duke iu nënshtruar masave të zbatueshme mbrojtëse dhe faktit se procedurat paraprake janë afër kompletimit, ZPS nuk sheh asnjë arsye pse gjykimi të mos caktohet për në pranverë”, thuhet në parashtresat e Prokurorit të Specializuar.

    Tutje, ZPS thotë se në ditët e ardhshme do të ndërmarrë edhe veprime të tjera hetimore,  mirëpo se të njëjtat do të kryhen  gjatë fazës  paragjyqësore.

    Kësisoj, zyra e Prokurorit Special parashikon që në gjyq të paraqes prova të dokumentuara, përfshirë materiale audio/video, raporte, fotografi dhe botime me burim të hapur.

    Në këtë kuadër, në total Prokuroria e Hagës ka parashikuar që në gjyq të prezantojë 838 faqe prova, 18 orë e 59 minuta e 30 sekonda materiale audio-vizuele dhe 52 transkripte, raporton më tutje lajmi.net.

    Gjithsej janë 27 materiale audio/video dhe katër raporte. Ndërkaq, në bazë të tabelës së paraqitur, nuk është planifikuar paraqitja e ndonjë dëshmie nga ndonjë dëshmitar i mundshëm.

    Sidoqoftë ndaj afateve të propozuara nga Prokurori Special, pritet që të përgjigjet mbrojtja e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit.

    Aktakuza kundër Hysni Gucatit u konfirmua më 11 dhjetor, teksa u bë publike tri ditë më vonë.

    Ndaj tyre është mbajtur seanca e parë pas konfirmimit të aktakuzës, teksa për fajësinë është deklaruar vetëm Gucati.

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se nëpër kryeqytet janë duke u vendosur kontejnerë për grumbullimin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “Ishin delegatët e Kuvendit...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka komentuar humbjen e Kombëtares së Kosovës karshi Rumanisë, mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kurti përmes një postimi në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës ka kujtuar sot 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut. “7 shtator i vitit 1990,...
    Vip07 Shtator 2024
    Ish-gitaristi i grupit “Guns N’Roses”, Ron “Bumblefoot” Thal, ka performuar himnin e Republikës së Kosovës në festivalin e vjeljes se rrushit “Hardhfest”,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndryshme, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në Zubin Potok, të cilët...
    Kronika07 Shtator 2024
    Është lënduar një person në Mitrovicë, pasi disa gurë kanë rënë nga tarraca e një banese, në të cilën disa persona  kishin...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në lidhje me vonesën në ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radojçiqit, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur kritika të ashpra ndaj...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se Kosova është duke vuajtur për investime të huaja direkte dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.