Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se askush nuk mund t’ia ndalojë Albin Kurtit për të kandiduar për deputet.
“Albin Kurtit me u qu krejt bota nuk munden me ia ndalu me kandidau për deputet”, ka thënë Konjufca në KTV, shkruan FrontOnline.
Sipas tij, nëse ndodhë që kjo i ndalohet dhe ndodhë një shkelje e tillë atëherë kjo duhet me u trajtu nga drejtësia.
“Unë mendoj që kjo shkelje nëse bëhet duhet me u trajtu pas disa muajve kur vihet drejtësia në vend për të gjithë ata që e bëjnë këtë shkelje”, ka thënë ai./FrontOnline/