Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti sot ka qëndruar në Ferizaj.
Nga atje, Hoti ka thënë se LDK-ja është shtëpia e tyre politike dhe do të mbetet e bashkuar, pasi që sipas tij kjo është nevojë për vendin, përcjellë FrontOnline.
Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se bizneset kërkojnë stabilitet të qëndrueshëm dhe mbështetje të vazhdueshme, duke shtuar se këtë e ofron dhe e garanton vetëm LDK-ja.
Postimi i tij i plotë:
Në Ferizaj, ndryshe në qytetin e zhvillimit, u pritëm ngrohtësisht nga strukturat, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së.
LDK-ja, shtëpia jonë politike është dhe do të mbetet e bashkuar, pasi që kjo është nevojë për vendin, normalitetin dhe zhvillimin e tij.
Ky qytet i zhvilluar dhe i dalluar për shkathtësitë e njerëzve në të bërit biznes kërkon një stabilitet të qëndrueshëm dhe mbështetje të vazhdueshme, të cilin vetëm LDK-ja e ofron dhe e garanton./FrontOnline/