Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka komentuar aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese i cili u bë publik sot.
Hasani në Pressing të T7 tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund ta dijë nëse dikush që është i dënuar do të falet nga presidenti një javë pasi të dënohet.
“Kjo ia ndalon çdokujt me hy në garë për deputet. Ku e dinë Gjykata Kushtetuse se nuk falet ai nga presidenti mas një jave që hynë në burg. A është ky cenim i të drejtave të njeriut”, tha Hasani.
Tutje Hasani tha se Kurti nuk mund të kandidojë për deputet dhe se nuk ka rëndsi a është i dënuar me apo pa kusht, ose për çfarë vepre penale.
“Jo, nuk ta të drejtë askush që ka vendim të formës së prerë pa marrë parasysh a është për vjedhje të rrymës, me kusht a pa kusht”, tha Hasani