×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Vota e Arifit ka cenuar në themel frymën e demokracisë

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetevëndosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas aktgjykimit të plotë të Kushtetueses lidhur me votën e Etem Arifit.

    Përmes, një postimi në profilin e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se vota e Etem Arifit e bënë 3 qershorin ngjarjen që bashkë me dekretin e Thaçit, kanë cenuar në themel frymën e demokracisë në Kosovë, përcjell FrontOnline.

    Sipas saj, sikur ky vendim të ishte marrë në korrik 2020 të gjitha dëmet të cilat i kemi adresuar jo vetëm ne, por edhe qytetarët, do të ishin shmangur e veçanërisht heqja e reciprocitetit me Serbinë.

    Postimi i saj i plotë:

    Sot, u zyrtarizua ajo që e kemi thënë që nga 3 qershori i vitit 2020!

    Një rast që do të mbahet mend në historinë e shkeljeve kushtetuese ku për më shumë se 6 muaj një qeveri e pazgjedhur e ardhur si pasojë e një pazari të madh me ish presidentin Thaçi, ia morën pa të drejtë vullnetin qytetarëve dhe fituesit të zgjedhjeve, por që pazari i tillë nuk iu eci gjatë sepse ditën e votimit nuk ishin as minimalisht në përputhje me kërkesat kushtetuese.

    Vota e Etem Arifit e bënë 3 qershorin ngjarjen që bashkë me dekretin e Thaçit, kanë cenuar në themel frymën e demokracisë në Kosovë.

    Qytetarët e kanë pritur më herët këtë vendim në mënyrë që pasojat të ishin minimale, por për arsye të pashpjeguara vendimi u publikua tek sot më 6 janar 2021!

    Sikur ky vendim të ishte marrë në korrik 2020 të gjitha dëmet të cilat i kemi adresuar jo vetëm ne, por edhe qytetarët, do të ishin shmangur e veçanërisht heqja e reciprocitetit me Serbinë, keqmenaxhimi i pandemisë dhe jetët e humbura, vendosja në pikëpyetje e sovranitetit të Kosovës, ndërprerja e konceptimit të vetingut, pronësisa mbi Ujmanin, zvarritjet në themelimin e Institutit për krime lufte etj.

    Tani është dita për të reflektuar thellë mbi këtë cenim të institucioneve të demokracisë sonë dhe për tu organizuar ashtu që kjo mos të ndodh kurrë më.

    Në anën tjetër tentativa për të krijuar rrethana të paqena, të pabaza dhe të pasakta duke i futur gjithë dhe të gjitha veprat në një thes është e papranueshme dhe e gabueshme.

    Ne çdo herë ju kemi paralajmëruar kur dikush ka tentuar të cenojë demokracinë dhe drejtën edhe pse kanë bërë obstruksione, në fund ka dalë ajo që kemi thënë dhe kështu do të jetë gjithnjë sepse ne jemi krahu i së drejtës dhe kurrë s’kemi synuar diçka që nuk na takon!

    Këto ditë caktohet data e zgjedhjeve të reja që do të jenë manifestim solemn i demokracisë ku Lëvizja VETËVENDOSJE!, listës që do t’i prijë Albin Kurti do të marrë mbështetjen e fuqishme popullore!/FrontOnline/

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Kronika10 Shtator 2024
    Një person është zhdukur në Gjakovë. Policia njofton se një grua ka njoftuar që djali i saj është larguar nga shtëpia më...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhik ka rikujtuar sulmin në Kullat Binjake në New York me 11 shtator 2001, i...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia ka njoftuar se në Petrovë të Shtimes një person posedon armë zjarri. I dyshuari, G.H i moshës 32 vjecare, e ka...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Dëshmitarja Violetë Pllana, e cila punon në Doganën e Kosovës, ka dëshmuar në gjykimin ndaj Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Mustafe Vitija, Mexhid...
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës e pati një tronditje të madhe para dy ditësh. Federata e Futbollit njoftoi se, në koordinim me trajnerin Franco...
    Kronika10 Shtator 2024
    Policia e Kosovës njofton se pas hetimeve të zhvilluara lidhur me ekspozimin e një arme në rrjetet sociale nga një i dyshuar...
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Lipjan ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëjetuesi. Policia në raport bën të ditur se më pas...
    Opinione10 Shtator 2024
    Në fushatën e saj për të ushtruar dominimin serb në Ballkanin Perëndimor, qeveria Vuçiq po bllokon përparimin e rajonit drejt anëtarësimit në...
    Lifestyle10 Shtator 2024
    Një hamburger me një lëng mund të jetë joshëse për një drekë të shpejtë ose një darkë të rastësishme dhe ju mund...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.