×
  • Lajme
  • Lajme

    Kur pritet të shpallen zgjedhjet

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka shpallur aktgjykimin e plotë i cili e shpall jokushtetues votimin e Qeverisë Hoti. Rrjedhimisht, nga sot vendi mund të shkojë në zgjedhje,

    Pas publikimit të aktgjykimit të plotë nga Gjykata Kushtetuese, ushtruesja e detyrës së presidentit të vendit, Vjosa Osmanit, do të shpallë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

    Komisioni Qendror Zgjedhor është duke pritur vendimin e ushtrueses së detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani për caktimin e datës së zgjedhjeve.

    Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se pasi të shpallet data, do të mblidhet KQZ-ja për të marrë vendimet e para në kuadër të përgatitjes së këtyre zgjedhjeve.

    “KQZ-ja, fillimisht vendos për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore, duke i shkurtuar këto afate dhe përshtatur me ditët që do t’i kemi në dispozicion për përgatitjen e zgjedhjeve si dhe do të miratohet plani operacional, ku janë të listuara të gjitha aktivitetet që do të kryhen nga KQZ-ja që nga dita e parë dhe deri në përmbylljen e procesit zgjedhor”, ka thënë Elezi për KosovaPress.

    Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme shpalli aktgjykimin e plotë mbi ligjshmërinë e Qeverisë Hoti.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi, ka thënë se nëse partia që ai përfaqëson i fiton zgjedhjet,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Fidan Ukaj ka deklaruar për Front Online se presidentja dhe kryeministri i vendit e kanë krisur bashkëpunimin për...
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Të tjera
    Sport09 Shtator 2024
    Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros, në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Sfidën e ka...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Lajme09 Shtator 2024
    Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë javë, por edhe mundësi për reshje bore. Ai tha në #Gjesi se “nuk...
    Sport09 Shtator 2024
    Trajneri i futbollit kosovar Ramiz Krasniqi në emisionin ‘Dardanët’ në RTK, mendon se vendimi për përjashtimin e tre lojtarëve nga Kombëtarja është...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.