×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti e Merkel bisedojnë për dialogun mes Kosovës e Serbisë

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti njofton se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel. Ai përmes një komunikate për media ka njoftuar se është diskutuar për menaxhimin e pandemisë Covid-19, zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e dialogut me Serbinë dhe bashkëpunimin bilateral.

    Siç bëhet e ditur, Hoti vlerësoi lartë kontributin e çmuar që ka dhënë Gjermania në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike të Republikës së Kosovës.

    “Ai e njoftoi kancelaren Merkel me masat që ka ndërmarrë Qeveria për minimizimin e pasojave që ka shkaktuar pandemia, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik e social. Kryeministri Hoti e siguroi kancelaren Merkel se, Qeveria në Detyrë e Republikës së Kosovës me përkushtim do t’i kryej të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e parapara me Kushtetutë dhe do të jetë bashkëpunuese konstruktive me bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

    Të dy, siç bëhet e ditur biseduan edhe për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili u zhvillua mbi parime të qarta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, me njohje reciproke, në kufijtë aktual.

    “Me këtë rast, Hoti falënderoi Kancelaren Merkel për mbështetjen gjatë këtij procesi. Kryeministri Hoti dhe Kancelarja Merkel, vlerësuan lartë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe theksuan gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, thuhet tutje në njoftim./FrontOnline/

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka qëndruan për vizitë në Gjilan, ku bashkë me kreun e degës së kësaj partie atje bënë...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madridi edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion në La Liga, pasi Barcelona nuk ia doli që të fitojë tri pikët në...
    Sport04 Maj 2024
    Gara për titull në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut është bërë mjaft e fortë, me Shkëndijën dhe Strugën që komandojnë...
    Lajme04 Maj 2024
    Largimi i mjekëve nga Kosovë për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës, mbetet sfidë...
    Lajme04 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha i ka reaguar AGK-së dhe RTK-së. Ai ka shkruar në ‘Facebook”, se asnjëherë nuk e...
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.