×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK’së reagon për ndarjen e serbëve në Veri, fajëson qeverinë e Hotit e Kurtit

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Valdete Idrizi, ka reaguar për ndarjen e 36 banesave për serbët e në Mitrovicën Veriore.

    Për këtë situatë, Idrizi ka fajësuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti dikur dhe atë që tashmë është në detyrë të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    “Edhe sot u ndanë 36 banesa pa leje në Komunën Veriore të Mitrovicës për qytetarët nga Serbia, çifteve të reja të martuara, personave të zhvendosur brenda vendit. Pra vetëm për serbët. Këto banesa që u dhanë sot, ishin ndërtuar gjatë 2020-s, në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, ku banojnë edhe shqiptarët”.

    “Unë shumë herë i kam alarmuar në Parlament të dyja qeveritë: të Kurtit dhe Hotit, për ndërtimet e mëdha e pa leje që Serbia po i bën në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Zveçan, duke e bërë shpopullimin e shqiptarëve”, ka shkruar deputetja e PDK-së në llogarinë e saj në Facebook.

    Tutje, ajo është shprehur se Serbia pa asnjë pengesë po realizon planet për spastrim etnik të shqiptarëve, ndërsa thotë se krahas kësaj, Qeveria e Kosovës po heshtë.

    “Anipse vetëm gjatë 2020-s, u dhuruan qindra banesa, u ndërtuan dhjetëra ndërtesa kolektive shumëkatëshe, qindra shtëpi, qeveritë tona heshtën. Le që heshtën, por as nuk bënë as më të voglin hap që të sigurojnë buxhetin minimal për të kthyer banorët shqiptarë në shtëpitë e veta, e as trysni në komunën e veriut që t’u ipen atyre lejet për rindërtim”.

    “Duhet veprime konkrete e jo populizma e fjalë se janë lodhur njerëzit duke jetuar si të huaj në qytet të vetin, sepse Serbia pa asnjë pengesë po e realizon planin për spastrim etnik të shqiptarëve, e qeveritë tona heshtën. Turp!”, ka shkruar tutje Idrizi.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme01 Maj 2024
    Gjatë ditës së djeshme është mbajtur një seancë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Aty për disa orë u diskutua për situatën...
    Lajme01 Maj 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka mbaruar dëshminë dëshmitari i 60-të në rastin e ish-krerëve të UCK-së. Dëshmia...
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji - Dita Ndërkombëtare e Punës, punëtorët kosovarë i gjen me shkelje të të drejtave. Për kushte më të mira dhe...
    Të tjera
    Vip01 Maj 2024
    Teksa Meritoni dhe Ilnisa krijuan një lidhje brenda shtëpisë së ‘BBV3’, u duk sikur familjarët e tyre jashtë nuk ishin dakort për...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Kryeministri Edi Rama garantoi sot se ky do të jetë sezoni më i pastër për ujërat larës në detet e liqenet e...
    Lajme01 Maj 2024
    1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, datë e shenjuar për fillimin e luftës dhe organizimit. 138 vite më parë, punëtorët e...
    Bota/Rajoni01 Maj 2024
    Në Mal të Zi është kryer anketa e rregullt mujore nga agjencia IPSOS mbi renditjen e subjekteve politike dhe të politikanëve, të...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Toamniq dhe nënkryetaren...
    Lajme01 Maj 2024
    Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se Ardita Sinani,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.