×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjen reagimi i AKR-së pas deklaratës së Isa Mustafës se nuk do të bëjë koalicion me ta!

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Aleanca Kosova e Re ka ardhur me një reagim pas deklaratës së Isa Mustafës se nuk do të bëjnë koalicion me këtë subjekt politik, por të njëjtit mund t’i përfshijnë në listën e tyre.

    “Ne akoma nuk jemi marrë vesh në LDK se me kënd do të bëjmë bashkëpunim ose kush mund të hyJë në listën tonë për deputet nga shkaku se ne do të shkojmë në listë si LDK, dmth, nuk do të shkojmë me koalicione parazgjedhore me asnjë subjekt politike.

    Me AKR-në kemi lënë hapësirë nëse ata kanë vullnet mund të krijojmë që njerëzit e tyre të futen në listën tonë dhe të garojnë me një listë të përbashkët me LDK-në, por nuk kemi ndonjë marrëveshje ose nuk kemi specifikuar akoma asgjë nga kjo”, u shpreh MustafaSekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, në një prononcim për “Gazeta Blic” ka sqaruar se ka patur takime mes Isa Mustafës dhe Behgjet Pacollit në lidhje me një koalicion të mundshëm mes tyre, por akoma nuk është definuar asgjë.

    Makolli ka cekur se do të ketë një marrëveshje, por se si do të jetë kjo marrëveshje nuk ka dhënë detaje, duke lënë të hapur edhe opsionin që mund të përfshihen në listën e LDK-së.

    “Ka patur kontakte të drejtpërdrejta mes dy liderve, liderit të AKR-së Behgjet Pacolli dhe Isa Mustafës. Në parim ka qenë pajtimi për me hy në koalicion, po kushtet nuk janë cekë, nuk është detaju se si do të shkojmë, dhe ka mbetë për në vazhdim me u detaju. Kjo është situata deri më sot, në ditët në vazhdim do të detajohen gjërat. Se si do të hyjmë unë akoma nuk e di, por nuk e dinë as dy liderët. Por situatën nuk duhet ta shohim vetëm nga një prizëm, pasi të dy palët duhet të jenë dakord për tu bërë një koalicion. Nuk mund të them se ne do të rrimë statik në kërkesat tona, apo ata, me siguri do të gjendet një gjuhë e përbashkët, një marrëveshje do të ketë. Se si dhe sa anëtarë do t’i kemi në listë, akoma nuk e di. Nuk mundem me paragjyku, pasi kërkesat tona nuk do të merren komplet parasysh, do të gjendet një mesatare” tha shkurt Makolli.

    Lexo edhe:

    Isa Mustafa për Front Online: S’ndryshon kryesia e LDK-së për Vjosën, s’ka koalicion me AKR-në

    Ambasadorja e parë e Izraelit në Kosovë, e impresionuar me punën në Comodita
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.