×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Isa Mustafa për Front Online: S’ndryshon kryesia e LDK-së për Vjosën, s’ka koalicion me AKR-në

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    U.d e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte pjesë e LDK-së, gjatë një debati televiziv ka thënë se në rast se largohet kryesia e vjetër e LDK-së, do ta shikojë mundësinë e kthimit në këtë parti.

    E kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, në një intervistë për Front Online, ka thënë se në zgjedhje kanë hyrë me këtë Kryesi dhe se Kryesia nuk ndryshohet për askënd.

    Musafa shprehet i bindur se në zgjedhjet e ardhshme do të dalin fitues.

    “Ne jemi në zgjedhje, në zgjedhje kemi hyrë kështu si jemi. Nuk kem arsye ta ndryshojmë as Kryesinë e as partinë sepse nuk e ndryshojmë për askënd, as për mua nuk ndryshohet as Kryesia e as partia, ata që kanë pasur vullnet me punu në LDK janë këtu brenda ata që s’kanë vullnet e kanë fatin e tyre prandaj ne do të vazhdojmë dhe do të fitojmë”, tha Mustafa për Front Online.

    Në këtë intervistë për Front Online Mustafa i ka shuar shpresat e liderit të AKR-së, Behgjet Pacollit, për koalicion me LDK-në, ndërsa për largimin e deputetit Haxhi Avdylli ka thënë se nuk ka qenë i informuar për vendimin.

     

    Isa Mustafa: S’ka koalcion me AKR-në, por mund t’i fusim në listën tonë

    Kreu i LDK-së foli edhe për mundësinë e bashkëpunimit me AKR-në e Behgjet Pacollit në zgjedhjet e jashtëzakonshme të cilat priten që të mbahen në muajin shkurt.

    Ai tha se LDK-ja nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti politike, por kanë lënë mundësinë e hapur që njerëzit e AKR-së të futen në listën zgjedhore të tyre.

    “Ne akoma nuk jemi marrë vesh në LDK se me kënd do të bëjmë bashkëpunim ose kush mund të hyJë në listën tonë për deputet nga shkaku se ne do të shkojmë në listë si LDK, dmth, nuk do të shkojmë me koalicione parazgjedhore me asnjë subjekt politike. Me AKR-në kemi lënë hapësirë nëse ata kanë vullnet mund të krijojmë që njerëzit e tyre të futen në listën tonë dhe të garojnë me një listë të përbashkët me LDK-në, por nuk kemi ndonjë marrëveshje ose nuk kemi specifikuar akoma asgjë nga kjo”, u shpreh Mustafa për Front Online.

    I pyetur se a do të bashkëpunojnë me partinë e Fatmir Limajt, Mustafa tha se një gjë të tillë nuk e kanë diskutuar.

    “Nuk kemi biseduar, nuk mund të themi asgjë sepse koalicione formale nuk do të kemi me askënd, por me sa kam lexuar d.m.th. ekziston një orientim i madh i Nismas që ata me shku me PDK-në të hyjnë në listën e PDK-së”, u shpreh tutje Mustafa.

     

    Isa Mustafa për përjashtimin e Haxhi Avdylit: Nuk kam qenë i informuar

    Ndërsa për largimin e ish-deputetët të kësaj partie nga LDK-ja, Haxhi Avdylit, Mustafa tha se ai nuk ka qenë në dijeni dhe se vendimi është marrë nga dega e LDK-së ne Prizren.

    “Përjashtime s’ka pasë, askush nuk është përjashtuar nga LDK. Unë mbrëmë kam marrë vesh sepse s’kam qenë i informuar për një vendim të degës së LDK në Prizren për z. Avdyli d.m.th. vendimi thirret në atë se ai iu ka bashkangjitur një iniciativë tjetër se nuk është në LDK dhe ata e kanë larguar nga strukturat e tyre. Ne do ta marrim vendimin e tyre nëse ankohet do të shohim se a është plotësisht në harmoni me statusin”, u shpreh Mustafa për Front Online.

     

    Comodita në panairin M.O.W. po shijon takimet me biznese për mundësi shkëmbimi eksperiencash, rrjetëzimi dhe bashkëpunimi
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka sqaruar se në këto tre vjetët e saj si ministre, ka qenë duke punuar në sistemin...
    Lajme03 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexha, ka thënë se draftstatuti i Asociacionit i propozuar nga Bashkimi Evropian në disa raste e shkel...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Edhe zyrtarët e lartë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK) e kanë deklaruar pasurinë në agjencinë ku vetë punojnë. Ekrem Demolli...
    Sport02 Maj 2024
    Chelsea ka shënuar fitore ndaj Tottenhamit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 26-të të mbetur Ligës Premier. Ndeshja nisi me...
    Lajme02 Maj 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se po tenton ta mbulojë korrupsionin duke e përdorur veriun. Ai tha...
    Lajme02 Maj 2024
    Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari- Lila tha se dërgimi i Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese para votimit në Këshillin e...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, ka “garantuar” që Dejona Mihali nuk i shkruan fjalimet e deputetëve të kësaj partie....
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.