×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri i kundërpërgjigjet Enver Hoxhajt: Po flet përralla, s’ke çka lyp në Mitrovicë

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    “Enver Hoxhaj nuk ka nevojë të vijë në Mitrovicë sepse mitrovicasit nuk e duan më Partinë Demokratike të Kosovës”.

    Kjo është kundërpërgjigja e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri ndaj deklaratës së kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

    Hoxhaj të martën gjatë qëndrimit në Mitrovicë ka thënë se Mitrovica është shndërruar në qytetin më të varfër nga kryetari më i pasur.

    “Enver Hoxhaj e din shumë se qysh e kanë lënë Mitrovicën dhe se Agim Bahtiri nuk e ka varfëruar Mitrovicën, por e ka gjet tepër të varfër dhe të shkatërruar tërësisht dhe të ndarë nga PDK-ja. Dhe kjo, do të thotë që ai nuk ka pas nevojë të vijë në Mitrovicë, dhe s’ka pse me ardhë në Mitrovicë për arsye se Mitrovica dhe mitrovicasit nuk e duan më PDK-në sepse e ka shkatërrua në tërësi”, ka thënë Bahtiri, për FrontOnline.

    E, duke iu përgjigjur kritikave të Hoxhajt, Bahtiri ka thënë se me të marrë udhëheqjen e Mitrovicës nuk ka gjetur asgjë të mirë, pos kontrabandë, pasiguri e shkatërrim.

    “Mitrovicën e kam gjet me gjemba, e kam gjet një kontrabandë fuqishëm që janë pasurua njerëzit e tij dhe e kam gjet një Mitrovicë të shkatërruar në mënyrë ekonomike ku të gjitha kompanitë që pas luftës kanë qenë funksionale i kanë shkatërruar, i kanë falimentuar dhe i kanë privatizuar , vetëm këqyrë në Trepçë se kënd e ka tani drejtor dhe e dimë se cila është ekonomia e tyre dhe politika e tyre”, është shprehur ai.

    Ndërsa, ka deklaruar se Mitrovica është qyteti i qytetarëve që e ka një kryetar shërbëtor për ta.

    Ai për Front Online është shprehur i bindur se PDK-ja nuk do të udhëheqë më asnjëherë me qytetin  e Mitrovicës.

    “Mitrovica nuk është më e PDK-së dhe nuk ka me qenë asnjëherë e PDK-së për arsye se qytetarët e dinë çka kanë hjek prej PDK-së me një korrupsion të paparë, me një kriminalitet të paparë dhe me një pasiguri të paparë dhe tani që Mitrovica që udhëhiqet prej një njeriu evropian , një njeri q ka krijuar stabilitet dhe një njeri që po kërkon investime çdo ditë dhe Mitrovica e ka një kryetar që nuk do ta ndërron për shumë mandatë tjera”, ka shtuar Bahtiri për Front Online.

    Tashmë, kur edhe vendi do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, kandidatët për kryeministër nga subjektet politike kanë filluar fushatën nëpër qytete të ndryshme, ani pse ende nuk është caktuar data e zgjedhjeve dhe fushata nuk ka filuar zyrtarisht./FrontOnline/

     

    Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Potsdam të Gjermanisë ka pranuar Çmimin M100 për përkushtimin ndaj vlerave euroatlantike, lirisë e demokracisë. Ajo përmes një...
    Lajme13 Shtator 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se më 10 shtator, trupi gjykues ka pranuar në prova dëshmitë dhe provat materiale shoqëruese me shkrim të...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në një reagim ndaj  vendimit për  Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, deputetja Time Kadrijaj nga Alenca për...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Në Lipjan është arrestuar një person pasi raportohet se te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar një revole me gaz...
    Kronika13 Shtator 2024
    Mëngjesin e së enjtes është arrestuar një person në Fushë Kosovë për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar fizikisht një shtetase...
    Lajme13 Shtator 2024
    Është arrestuar asamblisti i LDK-së, Enver Rrahmani, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht kryetarin e Podujevës,...
    Kronika13 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se përmes presionit dhe kanosjeve kishte tentuar që t’i detyrojë disa punëtorë...
    Lajme13 Shtator 2024
    Policia ka rrethuar objektin e Komunës së Mitrovicës pasi dikush ka lënë një valixhe në oborrin e saj. Në fotot e siguruara...
    Kronika13 Shtator 2024
    Një burrë ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pasi që dyshohet se ishte rrëzuar në shkallë. Sipas raportit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.