×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Vaksinat e para vijnë në shkurt, brenda ditës do vaksinohen 20 mijë qytetarë

    FrontOnline
    06 Janar 2021

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin Zemaj kanë mbajtur një konferencë për media ku kanë treguar planin e vaksinimit për COVID-19, pas sigurimit të 500 mijë vaksinave.

    Kryeministri Hoti tha se strategjia parasheh që së pari të vaksinohen mjekët, personat mbi moshën 65 vjeçare si dhe ata me rrezikshmëri të lartë.

    “Strategjia parasheh në detaje veprimet konkrete që janë ndërmarrë deri më tani vaksinimin e shpërndarë, në bazë të kësaj të strategjia komunat udhëzohen të përgatisin listën e qytetarëve për vaksinim. Pra me prioritet mjekët, personat mbi moshën 65 vjeç dhe ata me rrezikshmëri të lartë”, tha Hoti.

    Ai tha se planifikohet që të testohen deri në 20 mijë qytetarë në ditë.

    “Kapaciteti ditor i institucioneve shëndetësore është të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës. Kemi komoditet që brenda një periudhe të shkurtër kohore të vaksinojmë një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve”, tha ai.

    Tutje, ai tha se Kosova ka konkretizuar edhe bisedat për 600 mijë vaksina tjera nga Aut

    “Pas bisedave që ka bërë dje MSH janë konkretizuar bisedat me PFIZEr për 535 mijë vaksina. Po ashtu janë konkretizuar bisedat me Austrinë për 600 mijë vaksina. E po ashtu edhe me COVAX bisedimet për 700 mijë vaksina. Janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksinën anti-COVID. Ne presim që sikurse në vendet e regjionit, vaksinat të vijnë në shkurt”, tha Hoti.

     

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/192689465873104

     

    KEDS e KESCO, përmes aktiviteteve të shumta, i bashkohen fushatës kundër Dhunës me Bazë Gjinore
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi, kanë vendosur të enjten gur themelin për ndërtimin e objektit të...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës në seancën ku po diskutohet për raportin e DASH-it, raport...
    Lajme02 Maj 2024
    Në datën 4 maj, në ambientet e " Kino Lumbardhi", do të promovohet me krenari libri "Kangët e Hanës" i autorit Sejnur...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetët britanikë sot do të mbajnë një debat mbi sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Këtë debat e ka futur në agjendë deputetja Alicia...
    Lajme02 Maj 2024
    Sot më 2 maj, shënohet 25 vjetori i Masakrës së Studimës, ku forcat serbe vranë 116 civilë të këtij fshati të komunës...
    Sport02 Maj 2024
    Rreth 100 mijë bileta ishin paraparë të vendoseshin në shitje online sot për Kampionatin Evropian të futbollit. Por, uebfaqja e Euro 2024...
    Sport02 Maj 2024
    Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka marrë vendimet...
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.