×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Tragjedia në Ferizaj na mësoi se shëndetësia ka nevojë për investime afatgjate, e jo improvizime

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe pacientët të cilët po trajtohen aty pas shpërthimit që ndodhi në Ferizaj, ku mbetën të lënduar 42 persona.

    Osmani pas vizitës tha se kjo tragjedi që ka ndodhur sot është mësim se në shëndetësi investimet duhet të jenë afatgjata.

    Ajo theksoi se prioritet në të ardhmen duhet të jetë një qendër për djegie, të cilën e kanë të gjitha spitalet e Evropës, kërkesë kjo edhe e mjekëve të QKUK-së.

    “Besoj se dhe kjo tragjedi, vërtetë e vështirë, na ka mësuar se shëndetësia kërkon investime afatgjate, nuk mund të mbijetojë me improvizime dhe harrnime, por kërkon që secili prej nesh t’i kthejë sytë këtu. Sepse, kot është të bësh investime të tjera, kur qytetarët nuk e kanë shëndetin. Siç e përmenda më herët, kërkon sigurim shumë më të madh nga institucionet shtetërore, a i përket rregullativës dhe kontrollës rreth bombolave të gazit, sepse nuk është hera e parë që ka raste të tilla që kanë pasoja në njerëz”, u shpreh ajo.

    Osmani u uroi shërim të shpejt të lënduarve, dhe tha se do të jetë në kontakt me mjekët për të qenë e informuar për gjendjen e këtyre të lënduarve edhe gjatë ditëve në vijim.

    “Secili prej nesh duhet t’i japim zë kërkesës së drejt të mjekëve këtu që të kemi një Qendër të Djegies, të cilën e kanë jo vetëm shtetet e rajonit por të gjithë Evropës, dhe kjo të vendoset si prioritet për cilindo plan të ardhshëm për investim në sektorin e shëndetësisë Shërim të shpejt të gjithë pacientëve, edhe këtyre në Prishtinë por edhe atyre në Ferizaj”, u shpreh Osmani gjatë konferencës për medie.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka takuar Sekretarin e Shtetit të Polonisë për Bujqësi, Michal Kolodziejczakun. Peci tha se me Kolodziejczakun shqyrtuan...
    Lajme07 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, thotë se me shqetësim të thellë po i përcjellë raportimet e Kiks Kosova për shpërndarjen e numrit...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Sport07 Maj 2024
    Besiktas dhe Ankaragucu janë takuar sot (e martë) në kuadër të ndeshjes së dytë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Turqisë. Pasi...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Një delegacion i Hamasit ka mbërritur në Kajro për të ndjekur negociatat për armëpushim në Gaza, thuhet në një deklaratë nga grupi....
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Kuvendi i Shqipërisë shpall objektiv strategjik kombëtar, pavarësisht ngjyrave politike, anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian në vitin 2030. Ky është...
    Vip07 Maj 2024
    Sot është gjysmëfinalja e parë e festivalit madhështor “Eurovision Song Contest” i cili këtë vit po mbahet në Malmo të Suedisë, pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.