Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas shpërthimit të bombolës së gazit në Ferizaj, ku kanë mbetur të lënduar me dhjetëra persona.
Hoti, ka shkruar se është tronditur nga lajmi, duke kërkuar që sa më shpejtë të zbardhen rrethanat e këtij rasti.
Postimi i plotë:
I tronditur nga lajmi për lëndimin e 42 qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilëve ka edhe të mitur, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një lokal afarist në Ferizaj.
Të gjithë të lënduarve ju dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre.
Duhet sa më parë të zbardhen rrethanat e këtij rasti./FrontOnline/