×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthimi në Ferizaj, Haradinaj: Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u ka uruar shërim të shpejt personave të lënduar sot gjatë shpërthimit në Ferizaj.

    Haradinaj përmes një postimi në Facebook, u shpreh se lutjet janë për të prekurit dhe të plagosurit gjatë këtij shpërthimi.

    “Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit që ndodhi sot në Ferizaj. Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe ju urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”, shkruan Haradinaj.

    Tre nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe tashmë i janë nënshtruar edhe operacionit.

    Këto detaje i ka dhënë për Telegrafin drejtori i Emergjencës në QKUK, Basri Lenjani.

    “I kemi pranuar 14 pacientë nga Ferizaj, për momentin prej tyre tre janë në gjendje më të rëndë por jashtë rrezikut për jetë, ata janë trajtuar, janë operuar në sallën e madhe operative, një pjesë e tyre do të pranohen në Kirurgjinë Plastike. Deri më tani kjo është ajo që mund t’ua them, sepse ne jemi ende duke grumbulluar të dhënat. Por, për momentin të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Lenjani.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Ditë më parë, në Kosovë qëndroi emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili pati një takim me kryeministrin Albin Kurti...
    Lajme11 Shtator 2024
    Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjska. Për këtë çështje në “Pressing”...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ky është momenti kur Ura Carola në Dresden u shemb me një ‘shpërthim shurdhues’, me hetuesit që përpiqen furishëm të gjejnë shkakun....
    Lajme11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Programi Kombëtar për Mbrojtjen Gjithëpërfshirëse u miratua këtë të mërkurë nga qeveria e Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, foli për këtë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim Sekretarin e Shtetit gjerman të Nordrain Westfalias për Çështje Federale dhe Evropiane, Ndërkombëtare dhe Media,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.