×
  • Lajme
  • Lajme

    Reparti i Urgjencës në QKMF-në e Kamenicës pajiset me mjetet e nevojshme të teknologjisë

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

    Kastrati ka thënë se pas shumë vitesh QKMF-në po e pajisin me aparatura të nevojshme.

    “Vitin 2021 e nisëm me pajisjen e QKMF-së me aparatura të nevojshme për Urgjencën në Kamenicë.

    Pas shumë vitesh, po pajisim këtë repart me të gjitha mjetet e nevojshme të teknologjisë së fundit. Vet fjala Urgjencë, e tregon më së miri domosdoshmërinë e tyre për qytetarët që kanë nevojë”, ka thënë ai.

    I pari i komunës duke treguar për pajisjet me të cilat është furnizuar Urgjenca, ka falënderuar drejtoreshën Suna Zajmi-Krasniqi, për angazhimin në shëndetësi, si dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj për kontributin e dhënë.

    “10 aparatë të oksigjenit ,20 stetoskopë profesional, 10 tensiometër, 2 monitorë për pacientë, 2 aspiratorë,10 pulsoksimetër,5 manometër,2 EKG. Falënderoj drejtoreshën Suna Zajmi-Krasniqi, për angazhimin e vazhdueshëm në shëndetësi dhe koordinimin e punëve në përballjen me COVID-19, si dhe drejtorin e QKMF-së Besim Beqiraj, për gatishmërinë e kontributin e pashoq. Qoftë vit i mbarë!”, është shprehur ai.

    Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka thënë se këto pajisje kanë qenë të domosdoshme për repartin e Urgjencës.

    “Këto pajisje do t’ua lehtësojnë punën mjaft shumë stafit shëndetësorë, pasi që kanë qenë tejet të nevojshme për QKMF-në. Gjithmonë do të angazhohemi për mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Sot është dita e tretë e festivalit të vjeljes së rrushit në Rahovec, “Hardh Fest”. “08:00-19:00- Dita e tretë e festivalit të...
    Lajme08 Shtator 2024
    Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës...
    Lajme08 Shtator 2024
    Në Kosovë të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperatura minimale do të jetë nga 14 gradë Celsius deri...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka kujtuar vitin 2006 kur Lëvizja Vetëvendosje e cilësonte Ibrahim Rugovën si...
    Lajme07 Shtator 2024
    Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinit nuk...
    Sport07 Shtator 2024
    Ardian Ismajli i ka barazuar shifrat në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës, 1:1. Mbrojtësi...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.