×
  • Lajme
  • Lajme

    Lita: Grupet kriminale nga Shqipëria po ngjiten në superligën botërore të drogës

    FrontOnline
    04 Janar 2021

    Kanabisi sjellë fitime të paligjshme për një pjesë të madhe të shoqërisë në Shqipëri, duke filluar  nga fshatarët që kultivojnë bimën e deri tek grupet e krimit të organizuar që e transportojnë atë jashtë kufijve dhe e shesin në vendet e Bashkimit Evropian (BE).

    Në kulmin e kultivimit, periudhën 2016–2017, llogaritet se kanabisi solli 2.2 miliardë euro.

    Kështu thuhet në raportin e Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar me titull: “Prurjet Financiare të Paligjshme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut”, i botuar në gusht të vitit 2020. Aty potencohet fakti se kanabisi i kultivuar në Shqipëri trafikohet përtej kufirit në Kosovë për përdorim të brendshëm dhe për transportim në vendet e Bashkimit Evropian. Krahas kësaj, e njëjta bimë, kalon në Maqedoninë e Veriut, prej nga kryesisht më pas orientohet drejt tregjeve turke, bullgare dhe rumune.

    Gazetari Lavdrim Lita ka shpjeguar për “Front Online” edhe një tjetër skemë. Tregon se kanë pasur raste të trafikut të parave të pista nga Belgjika në Shqipëri.  E gjitha kjo bëhet përmes makinave që sillen kinse për t’u shitur, mirëpo që në fakt, siç thotë ai, brenda tyre bëhen paketime të miliona eurove.  Paratë e tubuara në këtë formë, Lita pohon se investohen në sektorin e ndërtimit që përbën 10 % e ekonomisë së Shqipërisë.

    “Ndërsa në Tiranë ka mbi 6 mijë apartamente të pashitura, volume i lejeve të dhëna nga Bashkia Tiranë vitet e fundit kapin shifrën e 1 milion metra katrorë, pra, një shifër përtej kërkesës dhe ofertës. Thjesht skema e përdoruar nga Mafia në Itali dhe Spanjë, investime në beton dhe prona të patundshme”, shprehet ai.

    Megjithatë grupet shqiptare nuk janë në nivele të larta në hierarkinë e trafikut ndërkombëtar. Lita shpreh kështu kur krahason këto grupe me organizatat e fuqishme të tjera: Ndrangheta italiane, Bratva ruse apo Triadat kineze. Këto të fundit kontrollojnë portet e Evropës dhe kontinetit aziatik.

    ”Megjithatë sapo janë ngjitur në superligë dhe po formojnë kartelet e para. Pra, grupe kolektive siç ishte rasti i kartelit shqiptar me seli në Dubai”, pohon Lita.

    Mbi 2 miliardë € fitimet vjetore nga kanabisi në Shqipëri, Rama nuk i luftoi grupet kriminale

    Petrol Company hap pikën më të re në Orllat me super çmime për Black Friday: Diesel 1.51€ dhe Benzinë 1.38€
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se policia dhe inteligjenca kanë mundësuar dështimin e qëllimeve të grupeve që në kufi me Kosovën,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka shprehur kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur me qëndrimin e tij ndaj Korporatës Energjetike...
    Lajme11 Shtator 2024
    Zëdhënësi i KFOR’it, Koloneli Salvatore Mascoli, është drejtuar përmes një videomesazhi lidhur me planin e Qeverisë Kurti për hapjen e Urës së...
    Lajme11 Shtator 2024
    1 mijë e 607 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 38...
    Kronika11 Shtator 2024
    Shtëpia e një burri në fshatin Dobërqan të Gjilanit është bastisur nga njësia policore. Gjatë kontrollit, policia njofton se ka gjetur dhe...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një burrë në Podujevë ka njoftuar policinë se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Sipas...
    Kronika11 Shtator 2024
    Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.