×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Dita ushtarake e një kadeti, misioni deri në vetëflijim për atdheun

    FrontOnline
    03 Janar 2021

    5 ditët e javës i kalon këtu.

    Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, për kadetin Aldi Blyta, është bërë shtëpi e dytë.

    Aktivitetet ushtarake po se po. Por, edhe vaktet e bukës, ligjëratat, gjumin e thuajse gjithçka tjetër i bën brenda kësaj hapësire ushtarake.
    Më konkretisht në Akademi.

    Regjimi që ndjek ky dhe të tjerët prej të hënës në të premten është goxha i vështirë.

    “Aktivitetet fillojnë me zgjimin në orën 4 e 50, ku edhe nisemi për në sallën sportive ku i kemi edhe ushtrimet e mëngjesit. Pas ushtrimit të mëngjesit vijon higjiena personale. E në 6 e 50 e kemi formacionin ku thirret nga kadet kapiteni, edhe e kemi inspektimin e dukjes personale të secilit kadet. Pas inspektimit bëhet ngritja e flamurit në orën 07:00 dhe nisja për në kuzhinë ku e kemi mëngjesin”, tregon ai.
    Atë, ashti si të tjerët, çdo ditë i presin aktivitetet e ndryshme.
    Madje, kanë edhe orë mësimi obligative.
    “Pas mëngjesit janë orët e ligjëratave, varësisht prej gjeneratave. Kemi ligjëratat në akademi dhe ligjërata në Universitetin Amerikan. Varet prej aktiviteteve gjatë ditës, në ora 19:00 të mbrëmjes mbarojnë të gjitha aktivitetet pas darkës dhe fillon mësimi i obliguar për të gjithë kadetët prej orës 19:00 deri në 21:30. Të gjitha aktivitetet përfundojnë në orën 22:00 të mbrëmjes kur është fjetja”, tregon ai për Front Online.

    Kadetët që kryejnë më sukses këto detyra gjatë javës si shpërblim marrin dy ditë pushim në vikend.
    Të tjerët që nuk ia dalin, jo.

    Një praktikë e tillë e shpërblim – ndëshkimit zbatohet gjatë 4 vjetëve sa edhe zgjatë krejt Akademia Ushtarake.

    “Të premten në orën 16:00, në bazë të meritave ka disa kadetë që lejohen me shku në shtëpi dhe ka tjerë që dënohen dhe duhet të qëndrojnë këtu. Ata që dënohen, dënohen për arsye që dikush nuk e ka uniformën në rregull gjatë javës ose nuk ka diçka në rregull për arsye disiplinore ose diçka tjetër”, rrëfeu kadeti Blyta për Front Online.

    Ndëshkimet, kadeti Blyta, thotë se nuk e demotivojnë.

    Kurajën për të ecur tutje e për t`u mos u dorëzuar thotë se e gjen te figura e komandantit legjendar Adem Jashari dhe tek e gjithë bashkëluftëtarëve të tjerë që dhanë jetën për liri.

    I gatshëm të flijohet për vatan është edhe vetë.

    “Është e vërtetë, kemi plotë kadetë që janë djem të dëshmorëve, që kanë shërbyer në Luftën Çlirimtare të Kosovës”.
    Gazetari: A jeni i gatshëm edhe ju me dhënë jetën?
    “Normalisht edhe për atë arsye jemi këtu”.
    Në qershor të 2021-s, Aldi pret të diplomojë e të kurorëzohet me gradën e nëntogerit.

    Meqë vetë i kanë mbetur edhe pak muaj deri tek ky sukses, ky ka një mesazh për ata që duan t`i hyjnë rrugëtimit të tij.

    “Me iu bashkëngjit trupës së kadetëve, edhe me u bë shembull. Me bart uniformën është nderi më i madh. I inkurajoj të gjithë me apliku”, e mbyll mesazhin e tij.

    Akademia Ushtarake, e njohur me emrin, Qendra e Studimeve Universitare i posedon të gjitha kushtet e nevojshme që i duhen një kadeti gjatë periudhës së studimeve dhe trajnimeve.

     

     

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve. Për ta shënuar këtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla ka reaguar për gjuhën e përdorur nga deputeti Dimal Basha në studiot e RTK, duke e...
    Të tjera
    Sport03 Maj 2024
    Milot Rashica ka gjetur golin e pestë personal me fanellën e Besiktas në elitën e futbollit turk, në ndeshjen ku skuadra e...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se keqbërësit kibernetikë çdo ditë tentojnë të kryejnë sulme kibernetike të llojeve të ndryshme, duke shpresuar apo...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    "Unë politikan nuk jam, jam veprimtar, dhe objekivi ynë është më i larti, dhe VLEN-in nuk e kemi pasur konkurrent, dhe në...
    Lajme03 Maj 2024
    Drejtori i televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla i  ka drejtuar një letër organizatës “Reporterët pa kufij”, e ku tha se...
    Lajme03 Maj 2024
    Një rugovast është emocionuar gjatë takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, shkruan Gazeta Express. Ai tha se është dridhur kur e...
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.