×
  • Lajme
  • Lajme

    6 komuna vazhdojnë të jenë në zonën e kuqe – konsiderohen me rrezik të lartë nga COVID-19

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Gjashtë komuna në Kosovë gjenden në zonën e kuqe apo të rrezikut të lartë nga COVID-19, në mesin e tyre mbetet kryeqendra Prishtina.

    Në listën e re, të publikuar dje, në zonën e kuqe gjenden Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

    Në këtë zonë, që futen komunat me nivel të infeksionit 76-150 për 100 mijë banorë brenda javës, ndalohet qarkullimi për qytetarët nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

    Ndalohen hyrjet e daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 20:00 deri në ora 05:00, me përjashtim të personelit shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe ngjashëm, apo qytetarëve për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

    U lejohet edhe lëvizja operatorëve ekonomik dhe transportit të mallrave për të siguruar funksionimin e zinxhirit të furnizimit, kompanive ndërtimore, operatorëve që kryejnë punë publike. Por duhet pajisur me leje të veçantë qarkullimi të gjithë.E operatorëve ekonomik i lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 20:00, qendrave tregtare po ashtu në të njëjtin orar, si dhe hotelierisë e gastronomisë. Pas orës 20:00, lejohet për gastronominë vetëm shërbim me dërgesë në zonën e kuqe.

    Sipas rangimit të ri në zonën e verdhë janë gjashtë komuna: Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.

    “Edhe këtë javë kemi ndryshim në kategorizim të zonave, kemi trend të uljes së infeksionit dhe jemi bashkë të përkushtuar që në vazhdimësi të punojmë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në Facebook.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Jose Raúl Mulino për zgjedhjen si presidenti i Panamasë. Ajo ka uruar që të...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar më parë në platformën “X”, për takimin që ka pasur me ambasadorët e Francës, Britanisë...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.