×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Rrëfimi i veçantë se si festohet Viti i Ri nën “dhe”

    FrontOnline
    01 Janar 2021

    Që 16 vjet e bën punën e njëjtë.

    Hyrja deri në 800 metra nën tokë e po ashtu edhe dalja varet nga sinjalet që i jep nga poshtë ai dhe disa punëtorë të tjerë.

    I mjafton vetëm një telefonatë dhe gjithçka fillon aty.

    Është ky Ramadan Beqiri, i cili punon si makinerist i stabilimenteve bartëse në minierën e Stantërgut në Trepçë.

    Beqiri thotë se në punën e tijka shumë përgjegjësi, pasi që një lëvizje e gabuar mund të shkaktojë probleme të mëdha.

    Që nga viti 2004 kur edhe e ushtron këtë profesion, thotë se nëntë vjet ndërrimin e motmoteve e ka festuar në Trepçë, larg familjes.

    “Prej 2004 deri tash i bien 16 vjet punë, edhe brenda këtyre 16 vjetëve punë më ka ra diku mesatarja 9 vjet me e përcjell Vitin e Ri në kujdestari ta quaj kështu kujdestari. Faktikisht Vitin e Ri e kam festuar në vendin e punës”, ka treguar ai për FrontOnline.

    Derisa rrëfen për momentet që ka kaluar, thotëse pamundësia e të qëndruarit me familje për festë e ka bërë të ndihet jo edhe aq mirë.

    “Është pak vështirë me u nda prej familjes, por e kemi ditë që kemi me festu prapë ditën e dytë të Vitit të Ri ose më 1 janar. Pasi nuk je në familje, heton një mungesë familjare, por ne këtu në minierë jemi familje e dytë ndoshta mund ta quaj me gjithë komplet shoqërinë, me përjashtim se prodhimi nuk punon por punojnë pompat thithëse të ujit,”, ka thënë Beqiri.

    Por, pavarësisht kësaj deklaron se edhe familja e kanë kuptuar pozitën e tij dhe nuk kanë pasur çfarë të bëjnë.

    E, pas disa vjetëveBeqiri, Vitin e Ri 2021 do ta festojë së bashku me familjen e tij.

    “Jo, për fat këtë vit po me bie ditë pushimi mua, veç kolegëve të tjerë ju bie mepunu”, ka treguar Beqiri.

    Ai thotë se puna të cilën ai e bën për të në fillim ka qenë e vështirë, por mungesa e punëtorëve për këtë lëmi ka bërëqë ky të bartet në këtë pjesë.

    “Kjo punë ka qenë e vështirë pak, sepse ne jemi teknik të xehetarisë, por mungesa e makineristëve të rinjka bërë që ne të kalojmë në këtë vendin e punës sepse edhe këtu duhet me qenë teknik i makinerisë”, është shprehur ai.

    Derisa Beqiri, ka shpjeguar ecurinë e punës, FrontOnline përmes kamerës ka xhiruar edhe punëtorët e nëntokës të cilët thonin se pa punën e tij ata nuk mund të hyjnë dhe të dalin nga miniera.

    E, destinacioni i parë ku gjithçka filloi ishte horizonti i pestë ku fillimisht duhej të përdornim liftin.

    Në këtë horizont takuam dy punëtorë të cilët për nëntë orë qëndrojnë nën tokë.

    Ata shpjeguan punën që bëjnë, derisa për makinat thithëse të ujit thanë se duhet të kenë shumë kujdes, pasi që një gabim mund të kushtojë shumë dhe aty gjithçka të mbushet me ujë.

    Ecjen tonë e vazhduam edhe në horizontin e 11, 800 metra nëntokë.

    Aty nuk sheh asgjë tjetër pos makina e punëtorë, ndërsa secili nga ta mundohej ta shpjegonte punën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Kurse, pavarësisht lodhjes nuk u mungonte as buzëqeshja../FrontOnline/

     

     

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një takim me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it: SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Italisë dhe Francës,...
    Lajme06 Maj 2024
    Analisti Visar Ymeri ka thënë se pajtohet se është kusht Asociacioni për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës(KiE). “Kurti e bën...
    Lajme06 Maj 2024
    Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka vjedhur”. “A e din sa ka vjedhë Arben Taravari”, tha...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u prit sot në një audiencë të veçantë në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Shenjtëria e...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, priti në takim shefin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës, Jurg Sprecher, me të cilët...
    Lajme06 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka marrë...
    Vip06 Maj 2024
    Mori vëmendje të madhe një promo e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Një takim mes ish çiftit pas dy vitesh....
    Lajme06 Maj 2024
    Për atentantin ndaj Marko Jablanoviqit në Leposaviq, zëvendësministri për Kthim, Radoica Radomiroviq, gishtin e drejton kah Beogradi, por edhe ka Listën Serbe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.