×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Drenasit: Gjatë vitit 2020, projekte dhe shërbime profesionale për qytetarët

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2020

    Komuna e Drenasit gjatë vitit 2020 pavarësisht sfidave nga pandemia globale Covid-19, ka arritur të realizoj projekte të rëndësishme për komunitetin dhe të ofroj shërbime profesionale ndaj qytetarëve.

    Shërbimet e mira dhe cilësore ndaj qytetarëve janë vlerësuar nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe tri ambasada të huaja, të cilat kanë ranguar Komunën e Drenasit në vendin e parë me performancën më të mirë duke e shpërblyer me grant në vlerë 803,000 euro. Komuna e Drenasit gjithashtu është përfituese e grantit për mjedis të pastër, ku ka fituar 163,446.00 euro në kuadër të Grantit të Performancës-Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ.

    Komuna e Drenasit ka fituar gjithashtu ne të gjitha grantet që janë ndarë nga ministri të ndryshme dhe të organizatave ndërkombëtare, të cilat kanë vlerësuar lartë punën e kryetarit. Të gjitha këto mjete që janë përfituar prej granteve, janë dedikuar për projekte kapitale, me synim, krijimin e jetës më të mirë për qytetarët.

    Po ashtu, Komuna e Drenasit, ka përfituar 10 projekte nga Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, ku përmes tyre do të rrisim masat e Efiçiencës në objekte të ndryshme publike kryesisht shkolla, si dhe 2 projekte të përfituara nga GIZ në bashkëpunim me AKREE.

    Pandemia si në botë, ka prekur qytetarët dhe bizneset në aspektin ekonomik. Me propozim të kryetarit janë liruar bizneset nga tarifa, autobusët nga pagesa e peronizimit, ndërsa janë ndihmuar qytetarët me pako ushqimore dhe higjienike, ku përmes administratorëve janë shpërndarë mbi 5 mijë pako. Gjithashtu, Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë këtij viti ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimit me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 24 shtëpive për familjet në nevojë në Komunën e Drenasit. Pavarësisht sfidave të krijuara nga pandemia, Komuna e Drenasit ka arritur të realizoj projektet e planifikuara sipas planifikimit buxhetor dhe kërkesave të qytetarëve. Disa nga projektet infrastrukturore të realizuara gjatë vitit 2020 sipas planifikimit buxhetor janë:

    Ndërtimi dhe asfaltimi i rrugëve, 25 km asfalt, duke përfshirë kështu thuajse të gjitha lagjet në vendbanime, ndërtimi i kanalizimeve dhe kolektorëve-75 km, ndërtimi i trotuareve 6 km, rregullimi i ndriçimit publik në disa zona 40 km, pastrimi i lumenjve dhe përroskave 25 km, hapja e kanaleve kulluese përgjatë rrugëve 15 km, vazhdimi i ndërtimit të rrugës Bregut Qyqyavices dhe shumë projekte tjera me rëndësi për qytetarët.

    Investimi në arsim ka qenë ndër prioritetet e qeverisjes Lladrovci, ku gjatë vitit 2020 të gjitha shkollat janë̈ pajisur me kabinete të informatikës, janë funksionalizuar laboratorët pothuajse në të gjitha shkollat, pajisja me sistemin e kamerave të sigurise, pajisja me inventar të plotë, laptop, projektor, tabela të mençura, renovimi i objekteve dhe zhvillimi i aplikacionit të laboratorit virutal i pari i këtij lloji i zhvilluar në Kosovë. Ka vazhduar projekti për ndërtimin shkollës profesionale në Komoran, është vënë gurthemeli i ndërtimit të cerdhes në Komoran, ndërtimi i palestrës sportive në Poklek e projekte tjera. Gjithashtu, Kryetari Lladrovci ka ndarë 213 bursa për të gjithë studentët që kanë plotësuar kriteret sipas shpalljes.

    Investimet kanë vazhduar edhe në përmirësimin e infrastrukturës mjekësore, në mënyrë që qytetarëve t’i ofrohen shërbime të mira dhe cilësore. Gjatë kësaj kohe, stafi shëndetësor

    ka qenë i angazhuar maksimalisht për rastet me Covid, ku kanë arritur të menaxhojnë mjaftë mirë situatën dhe tashmë kemi filluar edhe me teste serologjike. Ndërsa, janë rinovuar QMF e AMF nëpër vendbanime. Nuk ka munguar as mbështetja për sportin

    përmes investimit në infrastrukturën sportive dhe ndarjes së subvencioneve. Vlen të vecojmë disa nga projektet kryesore si: Ndërtimi i Stadiumit “Rexhep Rexhepi”- faza e dytë, ndërtimi i dy fushave sportive në zona rurale Abri e Epërme dhe Zabel i Poshtëm (në proces), renovimi i Stadiumit Sintetik, renovimi i Objektiit të Qendrës Rinore. Po ashtu, deri tani nga donatorët janë siguruar 1417 ekemplarë librash për biblotekat.

    Pastaj, përkrahja e femerëve të komunës sonë ka vazhduar edhe gjatë këtij viti përmes serrave, me mikserë për ushqim të kafshëve dhe centrifuga, tri projekte këto të rëndësishme për sektorin e bujqësisë. Komuna falënderon të gjithë qytetarët dhe administratorët, që kanë bashkëpunuar për të ofruar shërbime të mira dhe cilësore për qytetarët. Kryetari Ramiz Lladrovci dhe stafi i komunës i urojnë qytetarëve Vitin e Ri 2021, GËZUAR!

    BAD NEWS EAGLE BËJNË HISTORI NË LIGËN E LEGJENDAVE DHE DY FINALE FANTASTIKE BASKETBOLLISTIKE TREPÇA – PEJA
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.