×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dumoshi flet për ndërtimin e stadiumit nacional

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Në prezantimin e raportit vjetor të Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, ministrja Vlora Dumoshi ndër të tjera ka folur edhe rreth ndërtimit të stadiumit nacional për të cilin ende nuk kanë filluar punimet edhe pse ka kohë që është diskutuar rreth kësaj çështjeje.

    Dumoshi me këtë rast ka bërë të ditur se stadiumi do të ndërtohet por që fillimi i këtyre punimeve është shtyrë për shkak të problemeve që kanë ardhur për shkak të pandemisë dhe se me këtë rast ministrisë që ajo e drejton i është marrë një pjese e madhe e buxhetit.

    Gjithsesi Dumoshi ka konsideruar se ndërtimi i stadiumit nacional është i domosdoshëm, sidomos tani që Kosova është pjesë e FIFA-së dhe UEFA-së.

    Dumoshi: Stadiumi nacional do të ndërtohet

     

    “Stadiumi do të ndërtohet dhe është i paraparë në buxhetin e ministrisë dhe ka qenë i paraparë. Është shumë e nevojshme që ta kemi stadiumin nacional edhe këtë punë ne duhet mos sot-nesër ta ndërtojmë. Ne e dimë që projekti vetëm ka kaluar, vendi është, por për shkak të kushteve dhe rrethanave sivjet të pandemisë, të jem transparente kështu me të gjithë gazetarët dhe të pranishmit, buxhetet tona janë marrë një pjesë e madhe për shkak të pandemisë themi nuk kemi arritur që të fillojmë me punimet. Unë konsideroj si ministre dhe si bartëse e këtij institucioni që sa më parë duhet të fillohet me stadiumin nacional i cili është i domosdoshëm sepse tani jemi edhe pjesë e UEFA dhe FIFA-s. […] Përndryshe e kemi paraparë për vitin 2021 rritjen e stadiumit të Prishtinës këtu në Prishtinë për shikues dhe besoj dhe uroj që kjo të fillojë sa më parë”, theksoi Dumoshi.

    Banori/banorja i/e dhjetë: Jeta të ofron njerëz të këqij, por unë ua gjej vendin
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Të shtunën në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, më saktë në Bërnjak është arrestuar një person me inicialet J.S....
    Lajme27 Prill 2024
    OVL-UÇK, dega në Gjakovë i ka reaguar asambleistes së komunës së Gjakovës nga radhët e Vetëvendosjes, Mimoza Shalës rreth disa deklaratave të...
    Lajme27 Prill 2024
    Në Gjakovë sot është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999. Të pranishëm në...
    Të tjera
    Sport27 Prill 2024
    Manchester United ka vendosur që vetëm 10 lojtarë aktualisht në klub janë të pashitshëm përpara afatit kalimtar të verës. Ka qenë një...
    Sport27 Prill 2024
    Liria ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fushë Kosovës në kuadër të xhiros së 31-të në elitën e futbollit...
    Lajme27 Prill 2024
    Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj nuk qëndron shumë keq financiarisht. Ai i cili është udhëheqësi i administratës që mbledhë...
    Lajme27 Prill 2024
    Është gjobitur një shofer me 500 euro, pesë pikë negative dhe gjashtë muaj ndalim drejtimi të mjetit, për arsye se në zonën...
    Sport27 Prill 2024
    Mohamed Salah ka thyer heshtjen lidhur me përleshjen e ashpër verbale që pati me Jurgen Kloppin gjatë ndeshjes me West Hamin. Salah...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Dhjetëra tornado e kanë goditur pjesën qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) të premten mbrëma, duke dëmtuar shtëpi dhe ndërtesa,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.