×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj uron Ditën e Veteranit: Sakrifikuan gjithçka për shtetin sovran që gëzojmë sot

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2020

    Kryetari në detyrë i Partia Demokratike e Kosovës (PDK), njëherit edhe kandidatit për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka uruar Ditën e Veteranit, të gjithë veteranëve të luftës.

    Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, Hoxhaj ka thënë se nderon përjetësisht të gjithë ata që kanë sakrifikuar gjithçka për shtetin që e gëzojmë sot.

    “Nderim të përjetshëm për ata që sakrifikuan gjithçka dhe na sollën lirinë e shtetin sovran që gëzojmë sot! Prandaj, ne jemi të vetëdijshëm se liria ka emër! Urime Dita e Veteranit!”, ka shkruar Hoxhaj, derisa ka shpërndarë edhe një fotografi të uniformës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet me 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

    Ndryshe, më 30 dhjetor të vitit 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.

    Petrol Company feston në Sos Fshatrat e Fëmijëve dhe në Sos Kopsht
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Para Kurtit, kryeparlamentarja e Shqipërisë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale të mërkurën ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Aktakuza është...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeparlamentarët e Kosovës dhe Shqipërisë, Glauk Konjufca dhe Elisa Spiropali, kanë mohuar se dy qeveritë e vendeve kanë “raporte të ngrira” në një...
    Të tjera
    Sport11 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës regjistroi fitore bindëse ndaj Qipros në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve. Vedat Muriqi...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë lidhur me sulmin terrorist në shtator të vitit të kaluar në Banjskë të Zveçanit, raporton Express. Kryeprokurori...
    Lajme11 Shtator 2024
    Gafurr Dugolli, vëllai i deputetit Enver Dugolli, është Sekretari i ri i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes. Ai është emëruar në këtë...
    Ekonomi11 Shtator 2024
    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se nga janari në qershor 2024 fitimi neto i bankave...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përsëritur shqetësimet për mungesën e një aktakuze për rastin e sulmit të 24 shtatorit të vitit...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka pas keqpërdorim të detyrës zyrtare e as përfitim material për ambasadorin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.