×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Parashikimi i shkencëtarit: Do na duhet kohë për të vënë nën kontroll Covid-19

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Walter Ricciardi, zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, bën parashikime të zymta në lidhje me efektet që do të ketë pandemia Covid-19 në botë, ndërsa thekson se do na duhet ende kohë për ta vënë atë plotësisht nën kontroll.

    “Do të na duhet edhe një vit e gjysmë për të marrë plotësisht nën kontroll pandeminë. Por, në fund të saj, njerëzimi do të jetë i dërrmuar, sikur të ketë kaluar një luftë. Do të jetë një situatë dramatike në shumë aspekte, përfshi atë social dhe ekonomik“, shprehet ai duke shtuar se jemi ende në fillim të gjithçkaje sa i përket pandemisë.

    “Megjithatë, njerëzimi do t’ia dalë, siç ia ka dalë përherë.  Jemi ende në fillim të përballjes me pandeminë, por besoj se ashtu siç ka ndodhur edhe me HIV-in, në të ardhmen do të mësojmë edhe më tepër sa i përket koronavirusit“, shton zyrtari i OBSH, në një intervistë për gazetën greke “Zougla“.

    Shkencetari italian, i cili është këshilltar special i qeverisë së Romës për çështjet e shëndetësisë rrëfen se do të duhet ende kohë për të mësuar më tepër në lidhje me sjelljen e virusit në raport me gjeografinë dhe kushtet atmosferike.

    Ju gjithashtu iu referuat deklaratave tuaja Bill Gates dhe faktit që ai kishte paralajmëruar një pandemi. Çfarë mendoni për themeluesin e Microsoft?

    “Bill Gates, në Prill 2018, kishte parashikuar pandeminë aktuale, duke deklaruar se në të ardhmen do të kërcënohemi nga një patogjen i panjohur dhe se, duke pasur parasysh ato që janë vërejtur në lidhje me gripin e derrit dhe Ebola, ishte e nevojshme të përgatiteshim për t’u marrë me me një mundësi të tillë. Linja e tij është të nënvizojë përgatitjen e nevojshme, përgatitjen për luftën kundër fenomeneve të tilla, të cilat, ndër të tjera, kërkojnë udhëheqje të fortë në nivelin politik dhe administrativ, mungesa e së cilës ka ndodhur në shumë raste gjatë pandemisë aktuale”.

    Ky mutacion (britanik) ka të bëjë me mutacionin D614G në Italinë veriore?

    “Që në muajt e parë të pandemisë, shkencëtarët kanë vënë re mutacione në virusin SARS-CoV-2 që janë zbuluar tek njerëzit me COVID-19. Mutacioni D614G u përhap me shpejtësi dhe u gjet në pothuajse të gjitha llojet e virusit pandemik. Varianti britanik përmban rreth 20 mutacione dhe përkundrazi ndikon në pjesën N501Y të proteinës pikore”.

    Cilat janë shtetet që e kanë menaxhuar më mire pandeminë?

    “Padyshim, vendet aziatike ishin më të efektshmet në kontrollimin e pandemisë. Ajo që i ndihmoi ata ishte përvoja relativisht e fundit e pandemive të tjera të frymëmarrjes, të tilla si SARS dhe MERS, të cilat i lejuan ata të përgjigjeshin menjëherë dhe në mënyrë adekuate brenda pandemisë COVID-19. Përveç kësaj, vende të tilla si Koreja e Jugut kanë qenë gjithashtu në gjendje të përdorin teknologjinë për të mbështetur me të vërtetë mbikëqyrjen epidemiologjike dhe zbulimin e kontakteve.

    Së fundmi, është e qartë se ka ndryshime kulturore që nuk mund t’i kapërcejmë dhe t’i mbulojmë. Zelanda e Re dhe Australia gjithashtu kanë pasur rezultate të shkëlqyera”.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.