×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    A ka raste me variantin e ri të Coronavirusit në Kosovë? Flet Naser Ramadani

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Në disa vende të botës tashmë është identifikuar një mutacion i ri iCoronavirusit, i ciliështë përhapur nëmasë të madhe në Angli, duke bërë që Qeveria t’i ashpërsojë masat anti-Covid.

    E që ky mutacion i virusit të mos përhapet edhe në Kosovë, Instituti i Shëndetit Publik,  ka marrë të gjitha masat mbrojtëse që situatën ta mbajnë nën kontroll.

    Kështu ka bërë të ditur për Front Online, drejtori i këtij Instituti, NaserRamadani.

    “Duke e pasur parasysh se virusi ka pësuarmutacion mbi 20 mijë mutacione ky është një mutacion më i madh që flitet se ka ndodhur nëBritani, por duke pasur parasysh ecurinë dhe përhapjen e virusit gjithsesi se virusiështë përhapur dhe tashmë mund tëgjendet në njëpjesë te madhe të shteteve, ne si Institut kemi marrë të gjitha masat dhe i kemi kapacitetet që ta mbajmë nëkontrollçdo mutacion të virusit”, deklaroi Ramadani

    Ai tha se ende nuk kanë vërejtur ndonjë rast qëështë infektuar me mutacionin e ri tëCoronavirusit dhe se kjo do tëbëhet e ditur vetëm pas analizave laboratorike me sekrecionin e gjenomit.

    “Rastet nuk janë të detajuara nëmënyrëspecifike, kur do ta detektojmë në aspektin laboratorik me sekrecion tëgjenomit do t’iu informojmëmenjëherë”, deklaroi ai.

    Ramadani foli edhe për rënien e numrit të rasteve me  Coronavirus në Kosovë, pasi që ka pasur kritika se po bëhen pak teste dhe se nuk po paraqitet gjendja reale me covid-19.

    Ai tha se pavarësisht kritikave, testet për Coronavirus janë duke u bërë vazhdimisht dhe se deri më tani nuk ka mbetur askush pa u testuar.

    “Gjithmonë kritikat janë tëmirëseardhura, po e shihni se testet po bëhen rregullisht nëçdo institucion, asnjë person nuk ka mbetur pa u testuat kemi zgjedhuar aktivitetin e vetëm nëgjurmimin, por kemi dalur edhe në teren për t’i testuar të gjitha ata që kanëdëshirë tëtestohen. Dukë e pasur parasysh që poi bëjmë 366 ditë të një pune intensive ne situatënepidemiologjike po e shihni se e kemi në rënie e sipër dhe do të vazhdojmë tutje, ne do ta mbajmë nën kontroll”, tha ai për Front Online.

    E nëmënyrë që të arrihet një pasqyrë e situatës epidemiologjike në vend, Instituti ka vendosur njëtendë në sheshin “ZahirPajaziti”, që të testohen të gjithë qytetarët edhe ata që nuk kanë simptoma.

    “Kemi menduar që një pjesë të ekipit ta dislokojmë në shesh nëmënyrë që t’i testojmë tëgjithë qytetarët edhe ata që nuk kanë shenja në mënyrë që të shohim njëpasqyrë tësituatësepidemiologjike e cila do tëkomplikohet pastaj me ecurinë dhe hetimin epidemiologjik të pandërprerë që do tëvazhdojmë me njëhulumtim në tërëKosovën, të shtihet imuniteti kolektiv se sa është prekur popullata nga Covid-19”, tha ai për Front Online.

    Ramadani tha se fundi i Coronavirusit do tëvie vetëm atëherë kur qytetarët i përmbahen rekomandimeve të Institutit.

    “Fundi i Coronavirusit do tëvie në atë moment kur tëgjithë qytetarët i përmbahen rekomandimeve të cilët janë arma e vetme dhe kur të testohet popullata e cila e mbërrin imunitetin kolektiv”, tha Ramadani.

    Ai foli edhe për mundësinë e rikthimit të virusit te një person i cili ka qenë i infektuar më parë.

    Ramadanitha se janë disa raste të cilat po testohen në laborator për të kuptuar se a është hera e dytë apo është vazhdimësi e virusit.

    “Ka disa raste sporadike të cilat po testohet tëcilat do të identifikohen nëlaborator se a është hera e dytë apo është nëvazhdimësi,  apo është ndonjë mutacion i virusit, të gjitha këto IKSHPKështë në përcjellje të plotë duke i mbajtur në hulumtim nëmënyrë aktive deri nëdefinimin e plotë të rasteve, por duke pasur parasysh se është e mundur të ketë edhe rinfeksione”, tha ai.

    E, duke folur për ardhjen e vaksinave anti-Covid, Ramadani tha se ato janë porositur dhe është çështje kohe kur do të mbërrijnë në Kosovë.

    “NëKosovë janë porositur dhe tashmëështë çështje kohe kur do të vijnë”, tha Ramadani për Front Online.

     

     

     

     

     

     

     

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë porositi shqiptarët e Maqedonisë së Veriut që “ta mbrojnë republikën e tyre nga ndikime të jashtme”, duke iu referuar...
    Lajme02 Maj 2024
    Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes informimit javor njoftoi se trupi gjykues ka marrë vendim...
    Lajme02 Maj 2024
    Drejtori i zyrës serbe për Kosovën Petar Petkoviq ka deklaruar se Beogradi vlerëson dhe mbështet shumë përpjekjet që emisari evropian për dialogun,...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Në datën 4 maj, në ambientet e " Kino Lumbardhi", do të promovohet me krenari libri "Kangët e Hanës" i autorit Sejnur...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit deri sa ka folur për...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të pavërteta kur deklaroi se kontratat e...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë seancës së Kuvendit ka thënë se Kosova ka ende probleme për të luftuar korrupsionin dhe krimin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sot ga Bashkimi Europian heqjen e masave ndëshkuese meqë Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat e Unionit....
    Lajme02 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së. Xhavit Haliti tha se Kosova dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “janë përballur me raporte të tilla”, ndërsa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.