×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kandidat për kryeministër”, Haziri thotë se nuk e lë Gjilanin pa përfunduar mandatin

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2020

    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se nuk do ta dërgojë Gjilanin në zgjedhje të parakohshme për kryetar komune për t’u kandiduar për kryeministër në zgjedhjet që po vijnë.

    Haziri i cili mban pozitën e të parit të Gjilanit për të dytin mandat radhazi, ka thënë se është i gatshëm të marr përgjegjësi por jo që ta dërgojë komunën që drejton në zgjedhje.

    ““Unë jam i gatshëm të marr përgjegjësi por pa dërguar Gjilanin në zgjedhje të jashtëzakonshme”, ka thënë Haziri në Rtv Dukagjini.

    Lutfi Haziri që konsiderohet si njëri nga njerëzit më me peshë në LDK është përfolur si kandidat i mundshmëm për kryeministër.

    Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka dalë me një emër se kush do t’i prijë listës në zgjedhjet që do të mbahen.

    Emra të tjerë që janë përfolur si kandidatura të mundshme për shef qeverie janë edhe kryeministri aktual Avdullah Hoti, deputeti Kujtim Shala, ish-ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.

    Aktalisht partia më e vjetër në Kosovë është duke zhvilluar debat të brendshëm me strukturat partiake dhe kanë paralajmëruar se shumë shpejt do ta propozojnë edhe kandidatin për kryeministër.

    Nënkryetari tjetër i LDK’së, Agim Veliu mbrëmë në Pressing të T7 ka mohuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër teksa ka shtuar se Kujtim Shala është emër i respektuar dhe mund të jetë njëri nga kandidatët.

    Ministri aktual i punëve të Brendshme ka thënë poashtu LDK’ja do të garojë për vendin e parë.

    “Në çdo proces zgjedhor nuk është i lehtë kam përshtypjen që tepër është zmadhuar në raport me LDK. Nuk besoj që diçka e pamundur që LDK të mobilizohet dhe të luftojë në procesin e ardhshëm zgjedhor i cili është në prag, Nuk është e pamundur që LDK të luftojë për vendin e parë pse jo?”, ka thënë ai.

    Përfito nga zbritja e madhe në NimiTV me pakon DigiPrime!
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se autoritetet në Kosovë ia kanë refuzuar kërkesën që të zhvillojë...
    Lajme03 Maj 2024
    Të premten u promovua revista “An Innovation” e studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, me...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka thënë se mbështet dhe inkurajon gazetarët. “Lajmet e rreme minojnë demokracinë...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se raporti i publikuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte...
    Lajme03 Maj 2024
    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Demorkatike të Kosovës Memli Krasniqi ka reaguar pasi Kosova u rendit në 19 pozita më poshtë nga “Reporterët Pa...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pasi Kosova shënoi rënie për 19 vende në indeksin vjetor...
    Lajme03 Maj 2024
    Kosova ka rënë për 19 vende në Indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, përkatësisht këtë vit renditet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.