×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i Vetëvendosjes: PDK është e fundit me të cilën bëjmë koalicion

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se sondazhet po tregojnë se ky subjekt i vetëm në zgjedhjet e reja do t’i fitojë mbi 61 deputetë.

    Sa i përket koalicione me partitë tjera, ai ka shprehur mendimin e tij, por edhe ka komentuar një deklaratë të kolegut të tij, Glauk Konjufca, ku vihet në shprehje një bashkëpunim ose jo me PDK-në, njofton Klan Kosova.

    “Jo, Konjufca nuk ka thënë se bëjmë koalicion me PDK. Ka thënë pak më ndryshe: Nuk përjashtohet asnjë mundësi, të gjitha partitë janë të barabarta. Por nuk ka thënë është PDK”, është shprehur ai.

    “PDK do të jetë e fundit”.

    Ai në Edicion Special ka shtuar se mund të mos jetë fare e nevojshme lidhja e koalicionit.

    “Nuk do të ketë koalicion me PDK dhe AAK sepse do të fitojmë shumicën parlamentare. Të vetmin koalicion që do ta bëjmë është me Vjosa Osmanin. Me askënd tjetër, sepse s’do të kemi nevojë. Me çdo sondazh VV del më mbi 61 deputetë”.

    Bajqinovci është shprehur se Presidenti i ri i vendit do të zgjidhet sapo të zgjidhet Qeveria, e për të cilin ka thënë se ka gjasë të jetë një kandidat konsensual.

    KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka bërë një krahasim skandaloz sot në studiot e RTK-së. Teksa po komentonte çështjen e Asociacionit,...
    Lajme03 Maj 2024
    Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e cila ishte ndalur për kundërvajtje. E dyshuara ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së Kushtetutës së Polonisë. Ajo tha se pret që...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Shtetit të Shqipërisë duhet të forcojë përpjekjet e të rritë e konsolidojë rezultatet, për të fituar sa më shumë besimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Sport03 Maj 2024
    Labinot Bajrami që vlerësohet si një nga sulmuesit më perspektiv në Zvicër, së fundmi ka vazhduar kontratën me Zurichun. Klubi ka njoftuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.