Një person është lënduar sot në Prishtinë.
Ai është goditur nga një veturë në rrugën “Bajram Kelmendi” në kryeqytet.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Reth orës 16:00 në rrugën Bajram Kelmendi në Prishtinë, ka ndodh një aksident trafiku . Në aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit rajonal të trafikut”, tha Ahmeti.