×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Policia maqedonase arreston tetë pjesëtarë të një grupi terrorist

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për arrestimin e “tetë personave pjesëtarë të një organizate terroriste”.

    Sipas MPB-së, personat janë arrestuar me urdhër të Gjykatës Penale të Shkupit, pas bastisjeve të kryera në pesë lokacione dy në Kumanovë dhe tre në Shkup. Të arrestuarit janë personat me inicialet B.F (32), B.G. (27) dhe J.K. (25) nga Shkupi dhe I.M. (22), D.A. (21,) Р.А. (31), S.I. (31) dhe A.S. (21) nga Kumanova.Organizata terroriste sipas policisë, ishte krijuar nga personi B.A nga Kumanova, të cilit i ishin bashkangjitur edhe të arrestuarit e tjerë.

    “Të arrestuarit e tjerë, bazuar tani në matricën ideologjike të organizatës terroriste ISIS, për kryerjen e vrasjeve dhe shkatërrimin e ndërtesave publike në mënyrë që të krijonin një ndjenjë të pasigurisë ose frikës tek qytetarët, ishin gjithashtu anëtarë. Për të arritur atë qëllim, anëtarët e grupit ndërmorën disa veprime përgatitore, siguruan burime financiare dhe siguruan armë, municion, pajisje ushtarake, bënë pajisje shpërthyese të improvizuara dhe më pas kryen i provuan duke aktivizuar mjetet shpërthyese të dhe armët me të cilat ishin pajisur”, thuhet në komunikatën e MPB-së e cila nuk njofton nëse grupi i arrestuar ka lidhshmëri me ngjarjet e fundit, përfshirë edhe sulmin në Austri.

    Sipas komunikatës “anëtarët e grupit terrorist për komunikim me njëri-tjetrin kryesisht përdorën platformën e internetit “WhatsApp” ku ndër të tjera ranë dakord për mënyrën e transportimit të armëve dhe mënyrën e bërjes së rripave vetëvrasës”.

    MPB-ja bëri të ditur se personi B.F ka marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore, si anëtar i organizatës terroriste Shteti Islamik (IS) në Siri.

    Aksionit i ka paraprirë një hetim i gjatë ndërsa është ndërmarrë në bashkëpunim me Departamentin për Asgjësimin e Krimit të Organizuar- Sektorin për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në koordinim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe departamente tjera të sigurisë.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Të premten, numri i studentëve të arrestuar që po protestojnë për Palestinën në SHBA ka shkuar në dy mijë e dyqind. Policia...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë nënshkruar marrëveshje me MCA-Kosova. Sipas njoftimit, ministria e Ekonomisë nënshkroi...
    Sport03 Maj 2024
    Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, dihet gjerësisht se Kylian Mbappe do të jetë lojtar i ri i Real Madridit nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se janë cerifikuar snajperistë që do t’iu shtohen njësive të FSK-së. FSK ka bërë...
    Lajme03 Maj 2024
    Regresi prej 19 vendesh në lirinë e medias, Bytyqi e AAK-së: Sigurisht, ”duartrokitjet’’ shkojnë për Albin Kurtin Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi,...
    Lajme03 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndaluar për 48-orë të dyshuarin për dhunimin e një vajze. Në njoftimin e Prokurorisë theksohet se...
    Lajme03 Maj 2024
    Mbi 300 profesionistë shëndetësorë do t’u shtohen institucioneve publike shëndetësore. Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, të cilët thonë se ata do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.