Një aksident zhingjioror ka ndodhur në orën 7:30 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Sipas policisë janë lënduar disa persona.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një aksident zingjiror në rrugën Prishtinë -Mitrovicë. Si pasojë e aksidentit janë lënduar disa persona dhe janë shkaktuar dëme materiale. Me rastin po merren njësitet kompetente”,kanë konfirmuar për Front Online nga Policia.
Nga ky aksident janë shkaktuar edhe kolona të gjata.