×
  • Lajme
  • Lajme

    Bie numrin i pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Pejës

    FrontOnline
    28 Dhjetor 2020

    Për dallim nga javët e kaluara në Spitalin e Pejës ka rënie të numrit të pacientëve të prekur me COVID-19, të cilët po marrin trajtim.

    Tani për tani janë 82 pacientë me koronaivrus të cilët po trajtohen, ku 13 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.

    “82 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 4 Pacientë janë në Respirator(CPAP), 64 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë.Përndryshe gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 674 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 74 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin për media, transmeton lajmi.net.

    Gjithashtu u bë e ditur se gjatë kësaj kohe në këtë spital gjatë vikendit u kryen 14 lindje.

    “14 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 9 foshnje të porsa lindura janë të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.549 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 5,728 analiza, ndërsa janë kryer 8 operacione”.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputeti Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës  është deklaruar për Front Online  në lidhje me ligjin e ri për Byronë Shtetërore...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se Serbia ka dashtë që shqiptarët t’i shkatërrojë. Sipas tij, Serbia...
    Lajme13 Shtator 2024
    Në mbledhjen e fundit të  Qeverisë së Kosovës është votuar projektligji i ndryshuar për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se si AAK, nuk i kanë kundërshtuar...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka thënë se ura e Ibrit duhet të hapet dhe se Qeveria e Kosovës i ka...
    Sport12 Shtator 2024
    Paris Saint-Germain ka refuzuar t`ia paguajë sulmuesit të larguar Kylian Mbappe një shumë të kontestuar prej 55 milionë eurosh, pavarësisht rekomandimit të...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka paralajmëruar protestën e radhës, të cilën ajo e quajti “për identitet e dinjitet”. Sinani...
    Bota/Rajoni12 Shtator 2024
    Ka pasur diskutime të panumërta nëse Donald Trump dhe Kamala Harris do të marrin pjesë në një tjetër debat presidencial pas atij...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë SHBA-ja vazhdimisht po deklaron se “kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.