×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj-Stublla: Serbia ka rrezikuar sigurinë e Kosovës dhe ka shkelur marrëveshjen e Uashingtonit

    FrontOnline
    27 Dhjetor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar që të dënohen shteti Serb për futjen përmes rrugëve ilegale të disa produkeve farmaceutike të paverifikuara.

    Ajo ka thënë se Serbia dhe zyrtarët të lartë të saj, me veprimet e muajve të fundit, si dhe me shkeljet e vazhdueshme ka rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës.

    Shkrimi i saj i plotë:

    TË SANKSIONOHEN SHKELJET E SERBISË

    Ndërhyrja klandestine e Serbisë në Republikën e Kosovës, duke futur përmes rrugëve ilegale një numër të caktuar të produkteve farmaceutike të paverifikuara, si dhe administrimi i tyre përmes strukturave paralele në veriun e vendit, përbën shkelje flagrante të marrëveshjes për Vulat Doganore dhe asaj për Njohjen Reciproke të Certifikatave Farmaceutike, të arritur në vitin 2015 në procesin e Dialogut Teknik.

    Serbia dhe zyrtarët të lartë të saj, me veprimet e muajve të fundit, si dhe me shkeljet e vazhdueshme ka rrezikuar sigurinë shtetërore të Kosovës, dhe rrjedhimisht ka nëpërkëmbur gjithë procesin dhe të arriturat e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si në Washington, ashtu edhe në Bruksel.

    Bashkëpunimi dhe koordinimi urgjent i autoriteteve kompetente të Republikës së Kosovës është imperativ për të qenë në krye të detyrës dhe në vigjilencë maksimale në mbrojtjen e sovranitetit dhe kufijve të vendit tonë. Gjithashtu pres nga Brukseli dhe Washingtoni zyrtar, si ndërmjetës të dialogut, respektivisht garantues të paqes, sigurisë, dhe stabilitetit në rajon, reagim adekuat për shkeljet dhe kërcënimet destabilizuese që Serbia po ua bën marrëveshjeve dhe frymës së normalizimit përmes ndërhyrjeve të pandërprera ilegale në shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Kronika05 Maj 2024
    Në veri të Kosovës pas mesnatës ka ndodhur një rast i tentim-vrasjes. Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për Front Online....
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët ortodoksë. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks. “Kjo festë që vjen në frymën e ripërtëritjes dhe...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Disa nga banorët e BBVK, po vazhdojnë akoma shoqërinë e tyre. Njëra ndër ta që ka raportet të mira thuajse me të...
    Lajme05 Maj 2024
    Eksperti evropian që udhëheq Nismën Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus thotë se kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës me krijimin e Asociacionit, do...
    Lajme05 Maj 2024
    Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e Ali Ahmetit, duke thënë se “të ndërtosh histori, ka dallim të madh...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ceremonia zyrtare e homazheve në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” po mbahet sot në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri. Kryeministri...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka uruar besimtarët që festojnë Pashkët sipas kalendarit Julian. “Happy Easter, Chag Pesach Sameach, Gëzuar...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Drejtori Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.