Infermieri Enlirat Duraku, tashmë që më shumë se dy javë ka hyrë në grevë urie për shkak të mosrealizimit të kërkesave të infermierëve për rritje të pagës nga ana e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.
Atij së fundmi i është përkeqësuar edhe gjendja shëndetësore, andaj edhe është shtrirë në Klinikën Emergjente për trajtim të mëtutjeshëm.
Lexo Edhe:
Europa nis vaksinimin masiv kundër koronavirusit
Duraku i ka pyetur sot infermierët tjerë nëse do t’i bashkëngjiten edhe ata grevës, duke thënë se kësaj here do ta mbajnë ata para Shërbimit Spitalor Klinikë e Universitar të Kosovës.
Shkrimi i tij i plotë:
2195 infermier në QKUK !
Herën e parë mbeta vetëm !
Kush me bashkangjitet në Grevë Urie dhe etje ?
A ka asi trima, guxim dhe te vendosun që me i realizu kërkesat :
1. Rritja e pagesës së natës
2. Pagesa e orëve shtesë dhe vikendeve
3. Pagesa e rrezikshmërisë në punë
Kësaj here para SHSKUK-së, batanijet i organizoj une.
Jo like postimit por PO ose JO .
Enlirat K. Duraku
Infermier COVID