×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia paralajmëron dërgimin e një kontigjenti të ri me vaksinën anti-Covid në Kosovë

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Vaksinat e Covid-19 kanë arritur në veri të Kosovës.

    E  ato nuk janë sjellë nga autoritetet kosovare.

    Ardhjen e tyre e mundësoi Qeveria e Serbisë, me ç`rast  qindra qytetarë të komunitetit serb në veri u injektuan me to.

    Ministri serb i Shëndetësisë, Zlatibor Loncar, ka zbuluar prapaskenat e arritjes së vaksinës të Pfizer në Veri.

    Loncar ka thënë për Indeksonline se presidenti serb i ka propozuar që gjatë kontigjentit të dytë të janarit të sjellë vaksinën e Pfizer (produkt amerikano-gjerman), edhe për komunitetet e tjera në Kosovë.

    Deklarata e tij e plotë pa ndërhyrje:

    “Udhëheqësit e Repbublikës se Serbisë janë përkushtuar për kujdes ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim”.

    Veçanërisht në kohë pandemie e cila tashmë një vit po e terrorizon mbarë botën, ndërsa ka marrë jetën e afro 2 milionë vetave.

    Duke pasur parasysh këtë fakt jemi të parët në rajon dhe të dytët në kontinent si pjesë e Evropës, që e kemi siguruar vaksinën Pfizer kundër Covidit-19. Ndaj kështu kemi nisur imunizimin e pjesës së popullatës më të rrezikuar dhe kjo në harmoni me vlerësimet profesionale të OBSH-së. Prandaj konsiderojmë se është interes yni i të gjithëve, të mundësojmë që numri sa më i madh i banorëve të mbrohet nga pandemia. Dhe, kështu të shpëtojmë çdo jetë njeriu, i cili mund të rrezikohet me fatalitet nga prekja me koronavirusin.

    Kryetari Vuçiq na ka propozuar që nga kontingjenti i ardhshëm i vaksinës kundër Covidit-19 që pritet të na mbërrijë në fillim të janarit, të sigurojmë sasi edhe për kombësitë e tjera në Kosovë.

    Para dy ditësh, në Kosovë, janë vaksinuar qindra qytetarë të cilëve u është ofruar preventiva kundër infektimit vdekjeprurës. Me këtë gjë janë mbrojtur edhe nga pasojat potenciale nga pandemia.

    Besojmë se qëllimi i secilës Qeveri përgjegjëse në botë është që çdo personi t’i ofrohet ndihma maksimalisht, në mënyrë që të shpëtohet të paktën një jetë njeriu. E të mos themi qindra mijëra vetave”, ka thënë Loncar.

    Artani paralajmëron Xhulin: Ruaju!
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur dje aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin terrorist...
    Lajme12 Shtator 2024
    Visar Ymeri vlerëson se presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, i duhet të bëjë distancim të shpejtë dhe shumë të zëshëm nga kryeministri...
    Lajme12 Shtator 2024
    Policia e Kosovës sot do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit. Në komunikatë...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Sport11 Shtator 2024
    Trepça e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi ka triumfuar ndaj Prishtinës. Në finalen e zhvilluar të mërkurën në palestrën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Ditë më parë, në Kosovë qëndroi emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili pati një takim me kryeministrin Albin Kurti...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.