×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trumpi lë amerikanët e pa punë edhe pa 600 dollarët që merrnin

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Miliona amerikanë që kanë mbetur pa punë nga e shtuna do të mbesin edhe pa beneficionet që shteti ia ka ofruar kësaj kategorie deri më tani. Kjo po ndodh për shkak se presidenti Trump ka refuzuar që ta nënshkruaj pakon ndihmëse prej 2.3 trilionë dollarësh, duke thënë se ajo nuk majfton për t’u dalë në ndihmë njerëzve.

    Trumpi i habiti politikanët demokratë e republikanë këtë javë, kur tha se nuk është i kënaqur me pakon e madhe, e cila ofron 892 miliardë dollarë për rimëkëmbje nga pandemia, përfshirë beneficionet për personat pa vend pune, dhe 1.4 trilion dollarë për shpenzime normale të qeverisë.

    Pa nënshkrimin e Trumpit, rreth 14 milionë njerëz mund t’i humbin beneficionet, sipas të dhënave të Departamentit të Punës. Për më tepër, mbyllja e pjesshme e qeverisë do të fillojë nga e marta, nëse Kongresi nuk arrin marrëveshje për financim të qeverisë para kësaj dite.

    Pas disa muajve me mospajtime mes vete, Republikanët dhe Demokratët fundjavën e kaluar u morën vesh për miratimin e pakos së rimëkëmbjes, e cila u përkrah edhe nga Shtëpia e Bardhë. Vetë presidenti Trump nuk pati ndonjë ankesë për këtë pako para se ajo të votohej në Kongres të hënën në mbrëmje.

    Sidoqoftë, prej asaj dite, presidenti në largim është ankuar se pakoja ofron shumë të holla për interesa të veçanta, projekte kulturore dhe ndihmë të jashtme, ndërsa ndihma prej 600 dollarësh për amerikanët në vështirë është shumë e ulët, duke kërkuar që kjo shumë të rritet në 2.000 dollarë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    “Pse nuk do të donin politikanët që t’ua japin njerëzve nga 2.000 dollarë e jo nga 600? Dhurojani njerëzve tanë paratë”, shkroi miliarderi amerikan në Twitter.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Dyshohet se një grua bashkë me tre fëmijet e saj, janë hedhur në ujërat...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit James O’Brien njofton se së bashku me Zëvendësin e tij Gabriel Escobar planifikojnë të takohen me Miroslav...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një zyrtar i lartë i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se ka një...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Edon Zhegrova ka shënuar një tjetër gol në kampionatin francez. Ylli kosovar ka shënuar golin e dytë të Lille në ndeshjen e...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, të hënën, dy ditë para zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ka thënë se është lutur nga Kryetari...
    Lajme06 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon  për situatën në Kosovë, me kryetaren e Kuvendit të...
    Sport06 Maj 2024
    Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar një tjetër sukses kësaj radhe në sportin e hendbollit. Grupmosha U18 e hendbollistëve të Kosovës e ka...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin për armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe Katari për t’i dhënë fund luftës shtatë-mujore...
    Lajme06 Maj 2024
    Për tre ditë Policia e Gjakovës ka konfiskuar 70 motoçikleta. Kjo për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe kundërvajtjeve tjera. “Përveç masave...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.