×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj fillon tubimet thotë se betejën politike do ta bëjnë për Kosovën

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka filluar tubimet në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vendlindjen e tij.

    Ai ka thënë se strukturat e Nismës në Malishevë janë të gatshme për betejën e radhës.

    “Sot me bashkëpunëtorë qëndruam në vendlindjen time, për të takuar nga afër strukturat drejtuese të degës së Nismës Socialdemokrate, që janë shumë të gatshme për t’i hyrë procesit të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvend të Kosovës”.

    “Malisheva është bërthama e politikës sonë socialdemokrate, që i ka sjellë veç të mira, jo vetëm Malishevës, por gjithë Kosovës”.

    “Me strukturat tona në Malishevë u dakorduam që të angazhohemi fuqishëm që nga ky proces zgjedhor të dalim sa më mirë, dhe në këtë mënyrë të arrimë të parandalojmë të keqën më të madhe që grupacione të caktuara po tentojnë t’ia sjellin Kosovës”.

    Limaj ka thënë se betejën politike do ta bëjnë për Kosovën, për “vlerat tona kombëtare dhe për burrat e këtij shteti që sot ndodhen në Hagë”.

    Megjithatë, në këtë tubim janë thyer masat kundër pandemisë me një numër të madh pjesëmarrësish, shumica prej të cilëve nuk patën maska dhe as s’respektuan distancën sociale.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Mbi 13 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin i cili kërkon nga deputetët e Kuvendit të Kosovës të miratojnë Projektligjin për parandalimin...
    Lajme10 Shtator 2024
    Një person është arrestuar në Istog pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Policia bën të ditur përmes...
    Lajme10 Shtator 2024
    Raportohet se ka nisur takimi mes emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Takimi ka nisur rreth orës...
    Të tjera
    Kronika10 Shtator 2024
    Një grua në Prishtinë ka lajmëruar policinë se bashkëshorti i saj në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj saj si dhe...
    Lajme10 Shtator 2024
    Një bombë dore është hedhur në kopshtin e një shtëpie në fshatin Isniq. Sipas raportit policor, të dyshuar janë dy persona të...
    Lajme10 Shtator 2024
    Dy viktima femra në Gjakovë, nënë e bijë, kanë lajmëruar policinë se i dyshuari bashkëshorti/babai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj tyre. Organet...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një tërmet me magnitudë 3.5 gradë të Rihterit ka goditur Zenicën, Bosnjë dhe Hercegovinë. Sipas EMSC, tërmeti në orën 8 e 33...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në Vushtrri, Albanez Tahiraj drejtor i Arsimit,  ka raportuar sfida të vazhdueshme në furnizimin me libra. Ai ka theksuar se furnizimi nuk...
    Vip10 Shtator 2024
    Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka diskutuar për sfidat dhe këndvështrimet e saj mbi prindërimin, duke theksuar se për të, notat nuk...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.