×
  • Lajme
  • Lajme

    Djali i Vuçiqit si babadimër, vjen në Kosovë dhe shpërndan dhurata në Skënderaj, Vushtrri e Graçanicë

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Danilo Vuçiq, djali i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dje ka qenë në Kosovë. Gjatë vizitës së tij në komunitetet serbe, ai ka hyrë deri në Skënderaj e Vushtrri, duke u shpërndarë fëmijëve serbë dhurata për Vitin e Ri.

    Djali i Vuçiqit u shpërndau pako të Vitit të Ri fëmijëve në fshatrat Suhogërl dhe Bajë në Komunën e Skenderajt. Ai vizitoi kopshtin e fëmijëve “Maja” dhe shkollën fillore lokale. Danilo Vuçiq shkoi edhe në fshatin Prolluzhë të Vushtrrisë, ku e vizitoi një kopsh të fëmijëve. Pamje nga vizita e tij u publikuan në faqen e këtij kopshti në Facebook.

    Siç duket, gjatë kësaj vizite, fëmijët janë shtyrë të flasin me falenderim e përulje për babain e Danilo Vuçiqit, presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

    “Në emër të vetvetes dhe të gjithë miqve të mi, unë do të doja ta falënderoja presidentin tonë Aleksandar Vuçiq. Ai na dërgoi pako të Vitit të Ri, ne ishim shumë të lumtur”, tha një nga fëmijët e kopshtit në fshatin Prolluzhë, ndërsa videoja u publikua në Facebook.

    “Sot, Danilo Vuçiq vizitoi institucionin parashkollor “Car Kostantini dhe Perandoresha Jelena” në Prolluzhë, dhe me atë rast shpërndau pako të Vitit të Ri për fëmijët tanë, në emër të Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne dëshirojmë ta falënderojmë Presidentin që mendoi për fëmijët tanë edhe këtë vit, dhe shumë faleminderit për buzëqeshjen e çdo fëmije”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

    Danilo Vuçiq gjithashtu vizitoi edhe familjen Markoviq në Graçanicë, ku u dha dhurata tre fëmijëve aty.

    “I nderuar Z. President, është nder dhe kënaqësi e madhe ta presësh djalin tënd. Danilo është një djalë i mrekullueshëm, i cili me të vërtetë na foli për gjithçka. Për jetën e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Ai erdhi në shtëpinë time pa njoftuar dhe u takua me djemtë e mi, bisedoi… Ai më përcolli përshëndetjet e ngrohta të babait të tij dhe Presidentit tonë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Faleminderit shumë”, tha nëna e këtyre fëmijëve, Aleksandra Markoviq-Mihajloviq në Facebook.

    Në fund të nëntorit, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i ishte ndaluar hysja në Kosovë. Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, kishte thënë se nuk do të lejohej asnjë zyrtar shtetëror serb, duke përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje për gjenocidin. Por muajin pasues, Qeveria i dha leje për vizitë në Kosovë, drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, pas një vërejtjeje që e mori nga Bashkimi Evropian për ndalesën që ia bëri Vuçiqit.

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. Me anë të një postimi në platformën X, ajo ka theksuar...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste nën ndikim të alkoolit. “Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Lajme05 Maj 2024
    Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të pamundur arritjen e marrëveshjes për dinarin serb, marrë parasysh fushatën e egër dhe qasjes “dekonstruktive” të Serbisë....
    Të tjera
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë...
    Lajme05 Maj 2024
    AstraZeneca ka pranuar për herë të parë në dokumentet gjyqësore se vaksina e saj kundër Covid-19 mund të shkaktojë një efekt anësor,...
    Kronika05 Maj 2024
    Është arrestuar i dyshuari që tentoi ta djegë shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes raportit...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se një person ka ndërruar jetë në QKUK. Në raport thuhet se dëshimitari ka deklaruar se e ka gjetur...
    Kronika05 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Viti të shtunën më 4 maj për shkak se dyshohet për veprën penale “Fotografimi dhe video incizimet...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, e ka shpërndarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.