×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoxhaj uron Krishtlindjet: Shqiptarët pa dallim feje, bashkë ishin në luftë dhe bashkë ndërtuan paqen

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Kandidati për kryeministër i PDK’së, Enver Hoxhaj, u ka uruar festat e Krishtlindjeve besimtarëve të besimit katolik.

    Hoxhaj në shkrimin e tij në facebook përmendi shembullin e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Kosovë, si askund tjetër në botë.

    Ai tha se shqiptarët pa dallim feje kanë qenë bashkë në luftë dhe kanë ndërtuar paqen përsëri bashkë.

     

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

    Të dashur miq të besimit katolik,

    Urime Krishtlindja! Në një vit si asnjë tjetër, përplotë me sfida dhe goditje nga më të ndryshmet, është shumë e rëndësishme që të bashkuar të shënojmë datat dhe festat si kjo.

    T’u dëshmojmë edhe një herë të gjithëve, brenda dhe posaçërisht jashtë Kosovës, tolerancën dhe bashkëjetesën tonë fetare si askund tjetër në botë.

    Shqiptarët, pa dallim feje, kanë qenë bashkë në luftë dhe së bashku kanë ndërtuar paqen. Askush asnjëherë nuk mund të thotë ndryshe! Prandaj, në këtë natë të shenjtë për vëllezërit tanë katolik, ne festojmë dhe gëzojmë me ta, duke u lutur që gjatë vitit tjetër familjet tona të begatohen me shëndet e zemrat tona të ngrohen me dashuri. Goditjet që morëm këtë vit, bashkë do t’i kthejmë në forcë e frymëzim për ta rimëkëmbur dhe rindërtuar shtetin tonë. Gëzuar!

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët. KFOR-i thotë sot...
    Lajme08 Maj 2024
    Ky dallim i madh në çmimin e naftës dhe derivateve të saj nga e njëjta kompani e ka aktivizuar edhe Autoritetin Kosovar...
    Ekonomi08 Maj 2024
    Në pikën e karburanteve “HIB Petrol” në Gjilan një litër naftë të hënën (pardje) shitej 1.16 €, përderisa në pikën e Prishtinës...
    Të tjera
    Vip07 Maj 2024
    Sot u mbajt gjysmëfinalja e parë e festivalit të njohur të këngës Eurovision Song Contest, ku nikoqire e edicionit të sivjetmë është...
    Vip07 Maj 2024
    Egla ishte dy herë protagoniste e prime-it të së martës në Big Brother VIP Albania, pas diskutimit që pati më parë me...
    Lajme07 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet fillimisht të ketë rrebeshe të izoluara, kryesisht...
    Lajme07 Maj 2024
    Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Vizita e liderit kinez Xi Jinping në Serbi, aleatin evropian, të martën përkon me një datë simbolike: 25 vjetorin e bombardimit të...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Siguria dhe stabiliteti i shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena, por duhet angazhim në mënyrë aktive ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.