×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati Besnik Berisha i thotë Zafir Berishës se e vodhi rrymën, reagon ashpër ky i fundit

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Avokati Besnik Berisha dhe Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, kanë replikuar mbrëmë live në DPT te Fidani në T7, pasi avokati e mori shembull atë duke argumentuar se pse, sipas tij, kryetari i LVV-së, Albin Kurti s’ka të drejtë të përfshihet në listën zgjedhore për zgjedhjet e radhës.

    Besnik Berisha tha se anëtari i Nismës ishte dënuar për vjedhje, teksa ky i fundit e mohoi këtë, duke thënë se avokati nuk po e di mirë rastin.

    Besnik Berisha e mori shembull rastin e Zafir Berishës, duke thënë se ai ishte bërë precedent për ta vënë në diskutim këtë çështje, ndërsa tha se Gjykata Kushtetuese e rrëzon edhe vendimin e Supremes.

    “Mos të harrojmë se precedenti në të cilin ishte ndërtu dhe Gjykata Supreme aso kohe kishte gjyku, ishte pikërisht për Zafir Berishën, tash koordinatorin për krime kibernetike, kishte vendos për dënimin po më duket ka qenë për vjedhje rryme, që është dënu me gjobë krejt. Pra, atëherë Zafir Berisha ishte dënuar me gjobë – për vjedhje rryme, e nënvizoj – dhe si rezultat i këtij vendimi KQZ-ja fillimisht nuk e certifikoi, nuk e la të marrë pjesë. Ai iu drejtua PZAP-së, PZAP-ja ia refuzoi ankesën e tij dhe pastaj Gjykata Supreme vendosi që ‘gabim e keni, ia keni mohu të drejtën sepse gjykata nuk ia ka marrë këtë të drejtë’”, tha Berisha.

    Ai shtoi se tash, Gjykata Kushtetuese s’i jep të drejtë Gjykatës Supreme, por vendimit të parë të KQZ-së për të mos e lejuar Zafir Berishën që të kandidojë në zgjedhje.

    Pas deklaratave të avokatit, reagoi koordinatori nacional, duke thënë se s’është i dënuar për vjedhje të rrymës.

    “Nuk është e vërtetë që jam dënu për vjedhje rryme, por për kyçje në rrjetin elektrik. Nuk është mirë me folë pa e ditë rastin më mirë”, tha Zafir Berisha, shkruan express.

    Në replikë, avokati Besnik Berisha insistoi se Zafir Berisha ishte dënuar për këtë, duke thënë se kyçja e paautorizuar nënkupton vjedhjen e rrymës.

    “Kyçje të paautorizuar a po? Kyçjet i kemi krejt Kosova, thuaj Zafirit, këtu është qëllimi. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë me qindra-mijëra konsumatorë që kyçen në rrjetin elektrik, por kur kyçesh në mënyrë të paautorizuar, i thonë me vjedhë”, tha Besnik Berisha.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për Ditën e Pavarësisë. “Në Ditën e Pavarësisë së...
    Lajme27 Prill 2024
    Për Kryetarin e Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemin, shqetësuese vazhdon të mbetet trajtimi i punëtorëve teknikë, të cilët janë...
    Lajme27 Prill 2024
    Frank Schwabe, kryetar i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, ka folur për gjasat e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Ministri i Bujqësisë i Ukrainës, Mykola Solskyi është arrestuar, pasi është i dyshuar për korrupsion në vlerë miliona dollarësh. Ai po përballet...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Mitrovicës, njëherësh edhe kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kujtuar Masakrën e Mejës ku 367 civilë...
    Sport27 Prill 2024
    Rënia Sheffield United nga Premier League është konfirmuar të shtunën pas humbjes 5-1 në ndeshjen kundër Newcastle United. Megjithatë trajneri Chris Wilder...
    Lajme27 Prill 2024
    Dhuna në familje, nuk është problem vetëm në Kosovë, kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Atje pothuajse çdo ditë arrestohet një person,...
    Bota/Rajoni27 Prill 2024
    Qytetarët e jo Mickoski, janë ata që do të vendosin nëse BDI-ja do të shkojë në opozitë. Ky ka qenë mesazhi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një periudhat më të rëndësishme të historisë së Kosovës. Shumë dëshmorë dhanë jetën pë liriné...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.