×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetari Lladrovci i uron mirëseardhje diasporës!

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve që këto ditë kanë ardhur për të kaluar festat e fundvitit me familje në Kosovë.

    Kryetari Lladrovci ka kujtuar edhe kontributin e tyre për Kosovën gjatë dhe pas luftës, për të bërë atdheun edhe më të mirë.

    Më poshtë shkrimi i plotë në facebook:

    Mirëseardhje për diasporën! Kur atdheu kishte nevojë për dritë gjatë okupimit, e solli diaspora, Kur kishim nevojë për gjuhën tonë, se kush jemi e çka jemi, erdhi diaspora në ndihmë, Kur u deshtën libra, gazeta e folklor, fjalor e enciklopedi, prapë diaspora, Kur na u deshtë kultura, të jemi si bota e qytetëruar, prapë na doli në ndihmë diaspora, Kur atdheu ishte në rrezik dhe na kanosej shfarosja, prapë, me neve ishte diaspora… Nga diaspora, erdhën ushtarë, kapitenë, kolonelë e gjeneralë, barna, fasha e para për liri… Andaj, sot e mot, diaspora ia dha atdheut më të mirën, shpirtin e vet dhe ndihmën, për ta bërë atdheun sa më të mirë. Mirë se erdhët, motra e vëllezër. Pushime të këndshme dhe paçi shëndet!

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Zyrtari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, me një vendim të Komisionit Disiplinor të kësaj ministre është përjashtuar nga...
    Lajme03 Maj 2024
    Asistentja parlamentare e PE-së, njëherësh avokuese e madhe e sovranitetit të Kosovës, Federica Woelk, tha se Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin...
    Lajme03 Maj 2024
    Është hapur dyqani i parë social në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ai...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”....
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se me iniciativën e fondacionit që ajo drejton është siguruar një paisje Sentinel Node për Klinikën e...
    Lajme03 Maj 2024
    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, bashkë me kolegët e tij nga ambasada sot kanë mbajtur një minutë heshtje përpara hyrjes...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara 3 maji është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen...
    Vip03 Maj 2024
    Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi dukeshim shumë të dashuruar ndërsa dolën me veshje shumëngjyrëshe për palestër, teksa shkuan për...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha të premten se agjencia kishte një plan emergjence të përgatitur në rast të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.