×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK-ja zyrtarizon Enver Hoxhajn si kandidat për kryeministër

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Partia Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot kandidatin e saj për kryeministër, kryetarin e saj në detyrë, Enver Hoxhaj.

    Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë në konferencë për media se kandidati i PDK për kryeministër, Enver Hoxhaj, përpos karrierës së tij akademike, ka një përvojë të gjatë institucionale e politike.

    “Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetasit që sot nuk i kemi këtu, Z. Kadri Veseli dhe Z. Hashim Thaçi, duke realizuar aspiratat e qytetarëve për pavarësi e shtet-ndërtim. Partia Demokratike e Kosovës, po ashtu, hyn në këto zgjedhje me një program të qartë për nevojat e qytetarëve, dhe me një ekip të gatshëm për rimëkëmbjen ekonomike dhe politike të vendit”, tha Ismaili.

    Deklarata e plotë e sekretarit të PDK-së, Uran Ismaili:

    Të nderuar qytetarë,
    Të nderuara media, mirë se keni ardhur!

    Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

    Për më shumë se një vit, që nga zgjedhjet e kaluara, kemi pasur një maltretim politik dhe keqqeverisje, nga të gjitha partitë politike të përfshira në Qeveri, që kishte pasoja direkte për qytetarët dhe ekonominë e Kosovës.

    Nga dy Qeveritë, Hoti dhe Kurti, kemi parë dështime të njëpasnjëshme në relacion me pandeminë, ekonominë, si dhe në përballje me Serbinë, pasojat e të cilave i kemi vuajtur si shoqëri.

    Viti 2020, pa asnjë dyshim, ishte i rëndë për ekonominë tonë. Mijëra punëtorë mbetën pa punë, e mijëra ndërmarrës pa përkrahje.

    Ishte vit i rëndë për shëndetësinë dhe personelin shëndetësor. Ndonëse në vijën e parë të frontit në përballje me pandeminë, ata nuk patën përkrahje nga asnjëra Qeveri, duke i lënë të vetëm, si personelin shëndetësor, ashtu edhe pacientët, në këtë betejë të vështirë.

    Ishte vit i rëndë për arsimin, sportin, artin, të rinjtë, të moshuarit. Për secilin.

    Ishte vit degradues për agjendën shtetërore të Republikës së Kosovës.

    Dhe, Qeveritë Hoti e Kurti – çdo dështim të tyre ia faturuan pandemisë.

    Në fakt, pandemia është treguesi më i qartë i mungesës së vizionit, përvojës dhe përkushtimit të tyre për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve.

    Pandemia është pasqyra më reale e paaftësisë së tyre.

    Për një vit, arritën të krijojnë një kaos institucional dhe një konfuzion qytetar, duke shtyrë përpara agjenda partiake dhe duke lënë prapa interesin qytetar.

    Pas një viti rraskapitës, të rëndë, e politikisht të menaxhuar keq nga ata që qeverisën, është lajm i mirë për qytetarët që këtij degradimi po i vjen fundi.

    Një lajm që e bën shkëputjen nga ajo çfarë pamë për një vit.

    Prandaj, sot jam i lumtur që qytetarëve të Republikës së Kosovës t’jua shpalos vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës se Kandidati i saj për Kryeministër është Kryetari në Detyrë, Profesor Enver Hoxhaj.

    Z. Hoxhaj, përpos karrierës së tij akademike, ka një përvojë të gjatë institucionale e politike.

    Ai ka punuar gjatë dhe afër me dy burrështetasit që sot nuk i kemi këtu, Z. Kadri Veseli dhe Z. Hashim Thaçi, duke realizuar aspiratat e qytetarëve për pavarësi e shtet-ndërtim.

    Partia Demokratike e Kosovës, po ashtu, hyn në këto zgjedhje me një program të qartë për nevojat e qytetarëve, dhe me një ekip të gatshëm për rimëkëmbjen ekonomike dhe politike të vendit.

    Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin e saj për Kryeministër, Enver Hoxhaj, do konfirmohet si forca më e madhe politike në vend dhe do të dëshmohet edhe një herë si e vetmja që di të qeverisë dhe në qendër të qeverisjes së saj do të jetë qytetari.

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të energjisë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ngritja e aktakuzës për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, nuk mund të bëhet derisa shumica e provave janë jashtë vendit për...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Albin Kurti i ka shkaktuar dëme Kosovës në dialog me marrëveshjen e...
    Lajme07 Maj 2024
    Dy persona kanë marrë lëndime trupore, pasi një motoçikletë është aksidentuar në orët e mbrëmjes në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar për...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova këtë vit është e ftuar speciale në Samitin SHBA-Afrikë që po mbahet në...
    Sport07 Maj 2024
    Sonte do të mësohet skuadra e parë finaliste e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve. Në “Parc des Princes” do të zhvillohet...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të tretë. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se po vazhdon...
    Lajme07 Maj 2024
    Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani. Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Në fshatin Veliqot në Tepelenë është zbuluar një shtëpi e pabanuar, e cila ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike kanabis në...
    Sport07 Maj 2024
    Fluminense ka konfirmuar rikthimin e Thiago Silvas. Mbrojtësi 39-vjeç pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me klubin brazilian, prej nga edhe doli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.