×
  • Lajme
  • Lajme

    PDK: Shpenzimet e luksit u shumëfishuan gjatë qeverisjes së Haskukës në Prizren

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    PDK: Shpenzimet e luksit u shumëfishuan gjatë qeverisjes së Haskukës në Prizren

    Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka publikuar një tabelë krahasuese të shpenzimeve përgjatë kohës së menaxhimit të kësaj komune nga Mytaher Haskuka nga VV’ja, si dhe Ramadan Mujës së PDK’së.

    Sipas PDK’së, shpenzimet e luksit janë shumëfish më të mëdha nën qeverisjen e Vetëvendosjes sesa në qeverisjen e Partisë Demokratike, teksa theksin e vënë në suficitin buxhetor, prej 6.3 milionë eurosh.

    Të dhënat e paraqitura në këtë tabelë, të organizuar nga PDK’ja, tregojnë se kryetari aktual i Prizrenit kanë arritur në 21 mijë euro, ndryshe nga kryetari i kaluar që kishte shpenzuar 882 euro.

    PDK tutje thotë se mëditjet për zyrtarë janë 16-fishuar. Nga 1 mijë e 891 euro sa ishin më 2017 në kohë të PDK-së, në udhëheqjen e VV-së këto kanë arritur në 16 mijë e 545 euro.

    Shpenzime të mëdha, sipas të dhënave në dispozicion nga kjo tabelë, kanë shkuar në 73 mijë më 2018’ën dhe 69 mijë euro më 2019’ën.

    Kjo parti ka kërkuar edhe për planifikimin e një pakoje emergjente në shumë prej pesë milionë euro, në buxhetin për 2021’ën, për t’i ndihmuar të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe biznesin në përgjithësi, për të cilat konsiderojnë se janë dëmtuar nga pandemia koronavirus.

    Banorja e 13-të e BBVK rrëfen ngjarjen e frikshme që i ka ndodhur
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka vizituar Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës në Ditën Botërore të...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, thotë për FrontOnline se raporti i “Reporterëve pa Kufij” tregon se për tri vite rresht Qeveria Kurti...
    Të tjera
    Kronika03 Maj 2024
    Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur dy automjete në rrugën “Adem Jashari” në Gjakovë, ngasësit e të...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka njoftuar se çifti i të moshuarve është vrarë ditën e enjte me sende të forta nga persona që...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Lajme03 Maj 2024
    Në rigjykim i akuzuari Binak Panxha është dënuar sërish me 23 vite burgim për vrasjen e dyfishtë në Kosuriq të Pejës. Shpalljen...
    Bota/Rajoni03 Maj 2024
    Me publikimin e indeksit të “Reporterëve pa kufij”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se është i shqetësuar për faktin se...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë 19 pozita më poshtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.