Një këmbësor ka pësuar lëndime të rënda gjatë një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë -Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht në vendngjarje ndodhen hetuesit e njësitit rajonal të komunikacionit rrugor, të cilët po merren me rastin”, tha ajo.