×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari Bislimi: VV i fiton 55 deputetë, PDK…

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi ka publikuar nëj sondazh i cili tregon preferencat e votuesve të vendit.

    Sipas këtij sondazhi, Vetëvendosja në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë 55 deputetë, përcjell FrontOnline.

    Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 19 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.

    Postimi i tij i plotë:

    SONDAZHI I FUNDIT PËR KËTË VIT QË TREGON PREFERENCAT E VOTUESVE TË VENDIT

    Ky sondazh është mbase përgjigjja më e mirë për të gjithë ata “analistë” dhe “njohës” të zhvillimeve politike në Kosovë që pohojnë se sistemi ynë elektoral pamundëson rezultat me mbi 50% për një subjekt politik. Dhe për atë se si e shohin qytetarët tanë “mirëqeverisjen” e Hotit dhe “opozitarizmin” e PDK-së.

    Më poshtë keni rezultatet e sondazhit të fundit të realizuar javën që shkoi, me kritere që reflektojnë strukturën demografike, gjinore, etnike dhe urbane të vendit.

    Kujdes në interpretimin e rezultatit meqë i njejti nuk ka mund të inkorporojë disa variabla të cilat mund të kenë ndikim në numrin final të ulëseve:

    1. Nuk e reflekton fuqinë politike të përkthyer në votë nga ana e diasporës.
    2. Nuk e reflekton ndikimin eventual të iniciativës qytetare të paralajmëruar nga Vjosa Osmani
    3. Nuk e reflekton ndikimin në vota që prodhohet nga suksesi apo dështimi i fushatës zgjedhore (dihet që në zgjedhje, zakonisht PDK e ruan elektoratin sipas sondazheve, VV shënon rritje, kurse LDK gjithnjë ka rezultat më të ulët në zgjedhje se sa në sondazhe).
    4. Nuk reflekton goditjen që i vie subjekteve të koalicionit qeverisës pas shpalljes së qeverisë së tyre si antikushtetuese,
    5. Nuk e reflekton ndikimin pozitiv apo negativ që pritet të ketë në mbështetje secili subjekt politik pasi të bënë publik emrin e kandidatit të tij për kryeministër.
    6. Nuk e reflekton as rritjen e votave për VV-në, falë sulmeve e fyrjeve të porositura dhe sinkronizuara nga pseudoanalistët që vërshojnë studio televizive në kohë fushate.

    Por, ajo që mund të thuhet me siguri të plotë është që edhe pëkrundër gjithë këtyre elementeve të listuara më sipër, me vetëm pak më shumë angazhim, VV do ketë më shumë se 60 deputetë në kuvendin e ardhshëm të Republikës së Kosovës./FrontOnline/

    No photo description available.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme07 Maj 2024
    Ndërkohë që mbështetja e deklaruar nga shtetet e fuqishme vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, është e qartë se rruga e...
    Lajme07 Maj 2024
    Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se sot Kosova nuk ishte pjesë e diskutimit në takimin e...
    Lajme07 Maj 2024
    Beteja e Çabratit paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të...
    Të tjera
    Sport07 Maj 2024
    Në një zhvillim të fundit në tregun e transferimeve të futbollit, Chelsea dhe Armando Broja po përgatiten për një ndarje të mundshme....
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Ministri i Brendshëm në Shqipëri, Taulant Balla, ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër, ku nëna bashkë me...
    Bota/Rajoni07 Maj 2024
    Forcat izraelite morën kontrollin e pikë kalimit kufitar në Rafah midis Gazës dhe Egjiptit të martën dhe tanket u futën në qytetin...
    Lajme07 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës Përparim Rama është shfaqur nga terreni, ku po vazhdojnë punimet për hapjen e rrugës “B” dhe lidhjen e saj...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ia ka refuzuar ankesën e ish-rektores së Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë. Këshilli Drejtues...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.