×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykatësja serbe që e kishte dënuar Albin Kurtin: William Walker duhet të gjykohet

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Ish-gjykatësja famëkeqe serbe e viteve ’90 në Prishtinë, Danica Marinkoviq pretendon se mund ta rindërtojë çdo sekondë të ‘hetimit’ të saj për Reçakun. Në një intervistë për “Novosti”, ajo e ka konsideruar masakrën e Reçakut si veprim anti-terrorist nga ana e Serbisë.

    “Ajo ka qenë shembull klasik i veprimit anti-terrorist, ligjor dhe legjitim, i policisë sonë kundër anëtarëve të UÇK-së. Në Hagë, unë dëshmova se William Walker erdhi për të shpikur një skenar që ishte arsyeja e bombardimeve më 1999. Kjo ishte fitore e jona”, tha ajo, duke komentuar deklaratat e fundit të ish-ambasadorit amerikan të OSBE-së, William Walker se Raçaku ishte masakër civilësh për të cilën gjeneralët dhe ministrat serbë nga qeveria e Sllobodan Millosheviqit duhet të akuzohen nga një gjykatë speciale.

    Marinkoviq kujtoi se ajo ishte dëshmitare në gjykimet kundër Sllobodan Milosheviqit, Sreten Llukiqit dhe Vllastimir Gjorgjeviqit në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës.

    “Unë shkova në Hagë me një çantë të mbushur me prova. ‘Ju i shpëtuat dhe i sollët të gjitha?’ më pyeti Millosheviqi, kur e pashë për herë të parë në jetën time. Ai shtoi se ne duhej të provonim se serbët nuk ishin një popull që ka kryer gjenocid. Unë dëshmova në detaje, prova, unë fola aq shumë sa më në fund ata më thanë: ‘Nuk kemi kohë, përgjigju po ose jo’. Ata i morën dëshmitë dhe Reçaku nuk ishte në asnjë aktakuzë”, tha Marinkoviq.

    Ajo tha se i vjen keq që s’mundi ta takonte personalisht Walkerin, i cili sipas saj duhet të gjykohet.

    “Kur gjykatësi hetues shkon në vendin e ngjarjes dhe mbledh prova, nuk ka asgjë më të fortë se kjo. Gënjeshtrat e Walker janë të shkurtra. Imagjinoni, ai shfaqet tani, dhe bashkëpunëtorja e tij, Helena Rant rrëfeu se çfarë po ndodhte në Racak, ndërgjegjja e saj funksionoi. Walker duhet të gjykohet, më vjen keq që nuk e takova kurrë për t’i thënë gjithçka që kam. E takova zëvendësin e tij, John Drenkijeviq dhe ai më ndaloi të hyja Raçak, më kërcënoi me Hagë. Unë e dija se ata po fshehin diçka”, tha Marinkoviq.

    Mariknoviq ishte gjykatësja që e kishte dënuar Albin Kurtin, në vitin 1999, kur Kurti ishte pjesë e Zyrës së UÇK-së në Prishtinë e cila drejtohej nga Adem Demaçi e ku Kurti ishte si ndihmës i tij dhe përkthyes.

    Petrol Company thyen rekordet me: çmimet, kualitetin dhe aktivitetet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Donald Trump akuzohet për 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh (120...
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Qeveria e Hungarisë nënshkroi një marrëveshje me Bjellorusinë për të ndihmuar në ndërtimin e centralit të dytë bërthamor të Hungarisë, tha ministri...
    Bota/Rajoni29 Maj 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi më 29 maj për paketën më të madhe të saj të ndihmës ushtarake që i ka ofruar Ukrainës...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se profesori universitar, Mensur Neziri, do të jetë kandidat për...
    Lajme29 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Dimal Basha përmes një postimi në Facebook, ka imagjinuar një bisedë të LDK-së dhe AAK-së rreth kërkesës së tyre...
    Lajme29 Maj 2024
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, i ka reaguar kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili gjatë konferencës për media...
    Sport29 Maj 2024
    Kombëtarja e Kosovës në futboll në fillim të muajit qershor luan miqësoren kundër Norvegjisë. Norvegjia dhe Dardanët do të përballen me 5...
    Lajme29 Maj 2024
    Gjatë seancës së sotme gjyqësore, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III ka marrë disa vendime lidhur me dëshmitarët dhe provat që...
    Sport29 Maj 2024
    Newcastle United ka konfirmuar me anë të një komunikate se ka liruar nga skuadra 11 lojtarë nga ekipi, para nisjes së rinovimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.