×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka i bie fjala “gërrnaç”?

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Shprehja “Gërrnaç” u përdor së fundmi nga gazetari Valon Syla në shkrimet e tij në facebook derisa fliste për diasporën.

    Kjo shprehje po konsiderohet fyese nga gjuhëtarja Kimete Berisha. Kjo e fundit përmes një shkrimi ka thënë se fjala “gërrnaç” do të thotë kusi prej bakri, e që rrjedh nga arumanishtja.

    Gazetari Valon Syla u sulmua sot nga një person. Gazeta Express gjatë ditës ka raportuar lidhur me këtë cështje.

    Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Berishës ku e arsyeton fjalën:

    Gërrnaçi është ‘kusia’

    Gërrnaç nga arumanishtja (vllehët) do të thotë:

    ‘Kusi prej bakri’.

    Kusia (siç dihet me fjalor) është ‘enë e rrumbullakët dhe e thellë, zakonisht prej bakri, me një dorezë si të kovës, që përdoret për të ngrohur ujë, për të mjelë bagëtinë, për të zier gjellë, rroba etj.

    ‘Bytha e kusisë’ i thua dikujt kur e shan.

    ‘S’ka gjë në kusi’, thua për dikë që është shumë i varfër.

    Lepuri në mal e Kusia në zjarr (dihet në cilat raste e thua).

    Shprehja ‘gërrnaç’ te shqiptarët gjithmonë

    ngatërrohet me shprehjen ‘gërrxho’ që do të thotë ‘plak i rrjedhur’.

    Psikopati në fjalë (që as nuk kërkon falje as nuk ndjehet keq së paku prej fëmijëve të mërgimtarëve),

    duke kujtuar se po Ju fyen duke ju quajtur ‘gërrnaça’ (sipas tij ‘njerëz komplet të dështuar’), ka përfunduar ‘i zier’ si teshë e palarë në kusitë tuaja prej bakri.

    Edhe Statuja e Lirisë është e krijuar prej bakri,

    edhe kuzhinierët më të mirë i përdorin enët prej bakri në gatim, sepse bakri përçon nxehtësi pesë herë më shumë se hekuri dhe madje njëzet herë më mirë se çeliku.

    Prandaj, rrallë kush soset pa nevojë e digjet duke Valuar.

    Dhe varet në fjalët e veta, pa e thënë fjalën e fundit.

    Fal e mos harro.

    Mbaja mend emrin, për jetë e mot.

    P.S. Autorja është gjuhëtare dhe mbledhëse e flaktë e fjalëve të harruara.

    Ndërsa ky shpjegim i shprehjes ‘gërrnaç’ u bë me kërkesën e qindra lexuesve.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme22 Shtator 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se nesër nga ora 11:00 do të fillojë qarkullimi i autobusit të brenduar me logon...
    Lajme22 Shtator 2024
    Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli, është ndjerë krenarë që ka takuar në rrugët e New York-ut dy policë shqiptarë, njëri nga Deçani...
    Lajme22 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, thotë se kjo parti me strukturat e saj në Gjermani po mobilizohet për zgjedhjet e 9 shkurtit....
    Të tjera
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka arritur  në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Forcat izraelite kanë mbyllur zyrat e Al Jazeera në Bregun Perëndimor gjatë një transmetimi live. Marrëdhëniet mes Izraelit dhe rrjetit mediatik janë...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se është duke vazhduar megaoperacioni policor në Sarandë  i koduar “Tempulli 3. Në njoftim thuhet...
    Lajme22 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqesin lirinë për Kosovën dhe kosovarët. Ajo iu drejtua...
    Bota/Rajoni22 Shtator 2024
    Ligjet ekzistuese që mbrojnë lirinë e fjalës në internet po vihen në pikëpyetje nga i gjithë spektri politik të Shteteve të Bashkuara....
    Lajme22 Shtator 2024
    Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se po hap rrugë të reja bashkëpunimi në Kanada. Atje, Gërvalla mori...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.