U.d i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raporton Gazeta Express.
Ai ka publikuar një fotografi nga fushata e PDK-së në zgjedhjet e fundit.
“Mirëmëngjes”, ka shkruar Hoxhaj.
Gjykata Kushtetuese mbrëmë ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme.
Vota e deputetit Etem Arifi që ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.