×
  • Lajme
  • Lajme

    56 % e kosovarëve kundër vaksinës anti-Covid, mjekët këshillojnë qytetarët të largohen nga teoritë e konspiracionit

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Sipas një hulumtimi, rreth 56% e qytetareve të Kosovës do të refuzonin të merrnin vaksinën anti-Covid në momentin kur vendi ta sigurojë atë. Kjo gjendje, sipas psikologëve, është shkak i besueshmërisë së lartë në teori konspirative dhe lajmeve të rreme.

    Më shumë se gjysma e popullsisë ne Kosovë janë akoma skeptik ta marrin vaksinen anti-Covid. Sipas një sondazhi të Radios Europa e Lirë, 56 % e të anketuare janë deklaruar që nuk do ta marrin vaksinën, 37% kanë se do ta marrin dhe 7% nuk e dinë akoma.

    Sipas Yll Avdijaj nga Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës përkushtimi i lartë i personave në teori konspirative e ka sjellë këtë gjendje.

    “Jemi një popullatë që jemi shumë të kufizuar edhe në aspektin e punës apo veprimeve, prandaj mundësia është shumë e lartë që njerëzit të merren me gjëra që mund të shtojnë panikun”, thotë për RTV Dukagjinin, Yll Avdiaj.

    E doktoresha, Drita Peqani tha se duhet lënë anash teoritë konspirative, pasi që vaksina duhet të merret, në menyrë që të imunizohet popullata.

    “Nëse sigurohen ato vaksina që janë premtuar për Kosovën, patjetër që popullata duhet të imunizohet. Secila vaksinë apo bar që ne e marrim edhe në mënyrë orale mund të ketë ndonjë reaksion alergjik, por ato janë raste të rralla. Edhe vaksinat tjera kanë reaksione apo afekte anësore, mirëpo duhet t’i largojmë ato teori konspiracioni”, deklaroi Drita Peqani.

    Sipas anketës jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe ata nga shtetet tjera të Ballkanit Perendimor hezitojnë ta marrin vaksinen anti-Covid.

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar gjuhën e përdorur të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha. Deputeti Dimal Basha e ka...
    Lajme03 Maj 2024
    Njohësi i mediave dhe profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, në një prononcim për FrontOnline thotë se raporti i...
    Lajme03 Maj 2024
    Organizata “Reporterët pa Kufij” ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast Kosova ka zënë vendin e 75 për...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori universitar i gazetarisë, Rrahman Paçarizi, për FrontOnline thotë se është fatkeqësi kur ka degradim të lirisë së medias dhe kur ka...
    Lajme03 Maj 2024
    U është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji pesë të arrestuarve për incidentin me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës....
    Lajme03 Maj 2024
    Për herë të parë në Kosovë është finalizuar doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit për të gjitha kategoritë....
    Lajme03 Maj 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj në një prononcim për FrontOnline, raportin e Reporterëve pa Kufij e konsideron mesazh të keq...
    Lajme03 Maj 2024
    Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Reporterët pa kufij”, Kosova ka rënë 19 vende më poshtë...
    Lajme03 Maj 2024
    Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha të premten se mezi pret të punojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.