×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej javës tjetër lejohen vizitat familjare tek te burgosurit e shfrytëzimi i vikendeve

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Prej javës tjetër me 28 dhjetor të burgosurit do të kenë mundësi të shfrytëzojnë fundjavat.

    Të njëtit po ashtu prej kësaj kohe do të mund të vizitohen nga familjarët.

    Vizitat familjare do të mund të bëhen vetëm nga një anëtar i familjes.

    Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës.

    Njoftimi i plotë:

    Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 28 dhjetor 2020, do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare.

    Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një (1) anëtari të familjes.

    Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat anticovid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues).

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Arian Sijarinën, i cili dyshohet se në...
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori nga Londra Andi Hoxhaj ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Gjermani për të...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Fitim Haziri njëherit anëtar tek Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, thotë për FrontOnline...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan njofton se sot gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, ka hasur një kundërvajtës në zonën ku kufizimi...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, ndërkohë që kanë mbetur edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shtypit. Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me shumë pakënaqësi dhe raporte të publikuara mbi lirinë...
    Sport03 Maj 2024
    Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës të premten është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.